Ambasadori Norman: Lidhjet Britani-Shqipëri do vijojnë të rriten

Ambasada e Mbrëtërisë së Bashkua në Tiranë ka festuar ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth ku të ftuar kanë qenë personalitete të larta politike të vendit.

Në fjalën e tij hapëse, ambasadori britanik, Duncan Norman ka thënë se pavarësisht problemeve të brendshme në Angli marrëdhëniet me Shqipërinë do të vijojnë të jenë të forta.

Marrëshëniet tona do të rriten më të forta, më të ndërlikuara dhe më të rëndësishme ditë pas dite, javë pas jave e vit pas viti. Dhe kjo është një tjetër arsye e mirë për të festuar” theksoi ambasadori.

Më pas Norman ka thënë se në këtë ditëlindje të Mbretëreshës ajo që duhet bërë është të festohet dhe jo të flitet për politikë pasi këtë do të vendosi koha.

Fjala e plotë e ambasadorit Duncan Norman.
Mirë se erdhët në Festën e Ditëlindjes së Mbretëreshës 2019.

Këtë vit, ne po festojmë ditëlindjen e 93 të Madhërisë së Saj dhe 67 vjetorin e mbretërimit të saj. Madhëria e Saj vazhdon të mbetet shkëmbi ynë në një det të trazuar ndryshimesh.

67 vjet janë një periudhë mjaft e gjatë për të sunduar kudo. Shumë më tepër se, për shembull, sundimi i çdokujt në tokën e fantazisë të ‘Ëesteros’, një skenë nga seriali televiziv ‘Game of Thrones’, që ka përfunduar pak kohë më parë pasi dominoi jetët e shumë personave në 8 vitet e shkuara. Tre të katërtat e filmit u zhvillua në Irlandën e Veriut, shumicën e kohës në një kantier të përshtatur anijesh, por unë nuk dua ta prish magjinë.

Në serialin ‘Game of Thrones’, grupe rivale kanë për qëllim të shkatërrojnë njëri-tjetrin në ndjekje të pushtetit, pa u shqetësuar se sa dëme i kanë shkaktuar vendit të tyre apo jetëve të njerëzve që sundojnë. Gjithçka ka rëndësi, është ndjekja e pushtetit, ndërsa metodat për ta përftuar janë krejtësisht të parëndësishme. Duhet ta merrni me mend, që sa gjëra mund të shpëtoheshin nëse në vend të shpatave këto grupime të ‘Ëesteros’ të kishin hyrë në dialog. Nëse do të ishin ulur me kundërshtarët e tyre dhe të kishin arritur një marrëveshje të pranueshme për hir të vendit të tyre. Ndoshta ‘Game of Thrones’ nxjerr mësime për të gjithë ne. Thjesht një mendim.

Së bashku me parjen e të gjithë serive të serialit, ka pasur dhe diçka tjetër që ka zënë pjesën më të madhe të kohës time në vitet e fundit. Një çështje që përfshin një vendim të caktuar që duhet marrë nga vendi im. Ndoshta ju mund ta dini se për ç’farë bëhet fjalë?!

Po, BREXIT! Pyetjet që më bëhen janë tepër të njohura: A do të dalë Mbretëria e Bashkuar (MB) nga BE? Pse nuk mund të qëndroni? Apo ndonjëherë, përse nuk keni ikur ende?

Por sot nuk do flas për këtë gjë! Do ta bëj pushim! Sepse sot është Festa e Ditëlindjes së Mbretëreshës. Dhe duhet të jetë festë! Një festim për një monarke të pashoqe dhe mbretërimi të jashtëzakonshëm. Ndaj, për një natë, do ta marrim pushim nga pyetjet e vështira, do të kënaqemi, mund të lëshojmë flokët (e vlerësoj ironinë e përdorur në këtë fragmentin e fundit!)

Sot, le të festojmë atë çka është e ‘Mirë’. Akoma më mirë, meqënëse kjo është një festë britanike, le të festojmë atë çka është e ‘Shkëlqyer’. Le të festojmë marrëdhënien që Mbretëria e Bashkuar  ka me vendin e bukur të Shqipërisë ku unë jam mjaft i kënaqur që jetoj e punoj.

Është mjaft e qartë, por shpeshherë e harruar, që çdo marrëdhënie në fund është për njerëzit. Dhe kjo gjë është e vërtetë në një marrëdhënie mes dy shteteve, siç është e vërtetë për një martëse apo një divorc. Mos u shqetësoni, nuk po flas ende për BREXIT! Janë njerëzit ata që krijojnë lidhje mes dy vendeve.

Ka shumë shembuj këtu të njerëzve që kanë bërë pikërisht këtë gjë. Shembuj të shqiptarëve që kanë studiuar në MB. Disa, sigurisht, që kanë studiuar si pjesë e programeve elitare të bursës britanike ‘Chevening’. I kemi ofruar 17 shqiptarëve të tjerë shansin për të studiuar programme master në MB këtë vit – numri më i madh ndonjëherë brenda një viti. Kjo është diçka për t’u festuar.

Së bashku me studentët tanë, ka edhe shumë persona të tjerë këtu me ne, që kanë kaluar kohë në MB – anëtarë të forcave të armatosura, të cilët janë trajnuar atje si pjesë e bashkëpunimit tonë dypalësh. Sipërmarrës shqiptar të cilët kanë mësuar aftësi të reja dhe kanë zhvilluar kontakte të reja si pjesë e programit ‘UK-Albania Tech Hub’. Dhe disa të tjerë që thjesht kanë shkuar atje për pushime. Apo për pazar!

Ka midis nesh sot që janë pjesë e komunitetit shqiptaro-britanik. Shqiptar që jetojnë në MB dhe japin kontributin e tyre në shoqërinë britanike, në shumë mënyra të ndryshme dhe pozitive. E kjo gjë vlen dhe anasjelltas; britanike që sot janë këtu e që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri – disa kanë ndjekur një person të zemrës, disa kanë ardhur këtu që të punojnë.

Me vetëdije ose jo, ne të gjithë japim kontributin tonë drejt ndërtimit të urës që lidh dy vendet tona. Së fundmi, kjo është ajo që vlen dhe kjo është ajo që i bën dy vendet tona dhe marrëdhënien mes tyre të “Shkëlqyer”.

E.L./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento