Ambasadori slloven nga Korça: Shqipëria është gati për hapjen e negociatave, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Ambasadori slloven nga Korça: Shqipëria është gati për hapjen e negociatave, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Peter Japelj

KORÇË- Për ambasadorin slloven Peter Japelj, Shqipëria është gati për rrugëtimin evropian, pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet që duhet për të hapur negociatat. Në deklaratën e tij nga Korça, Japelj theksoi mbështjen që kanë treguar për vendin tonë, Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen, ndërsa tha se Shqipëria po pezullohet për shkak të problemeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte. Ishin dy zonja të forta nga BE, që erdhën në Shqipëri kohët e fundit, Merkel dhe Von der Leyen, të cilat thanë se Shqipëria ka bërë gjithçka për të qenë pjesë e BE. Tani topi është në fushën e BE për të vendosur. Çështjet kohët e fundit në BE janë të komplikuara, të gjithë e dimë që ka një problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria s’ka të bëjë fare me këtë çështje”, tha Peter Japelj.

Ndërkohë, Japelj komentoi samitin e 6 tetorit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, duke theksuar se ai samit dha një mesazh të fortë, që herët apo vonë, e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Evropë.

“Samiti ishte një sukses edhe pse ishte pak komplekse këtë vit. Deklaratat ishin të koordinuara midis 27 anëtarëve ndaj vështirësia kuptohet. Në fund fare ajo që ka rëndësi është që dolën të gjithë me një deklaratë të përbashkët. Kishte një mesazh të fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor, ne jemi në mbështetje dhe shohim që e ardhmja e këtyre vendeve është bashkë me ne, dhe herët apo vonë do të jenë pjesë e BE. Por kishte dhe mesazhe të tjera të rëndësishme për bashkëpunimin në vijueshmëri në kohët afatshkurta dhe afatgjata. Kishte thirrje të përbashkëta për investime në ekonomi, do të jenë biliona lek për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor që do e bëjnë jetën e njerëzve këtu më të mirë“, tha ambasadori slloven.

Pyetjes se a mund të hapen negociatat me Shqipërinë në muajin dhjetor, Japelj u shpreh se nuk është e sigurt që mund të ketë një datë.

“Nuk e di. Duhet të shohim. Ne e ndjejmë erën e mundësisë për të nisur me negociatat në mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ka disa skenarë se si mund të zhvillohen, dhe më e mira është të nisim negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ose të paktën të caktojmë një datë për implementimin e projekteve”, vijoi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti