Ambasadorja amerikane zbulon detaje nga takimi me Metën e Ramën: Rrini në shtëpi, disiplinë përballë koronavirusit

TIRANE-Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në një video-mesazh në rrjetet sociale ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi sot me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën ku ndodhet vendi nga koronavirusi. Kim shprehet se ka vlerësuar kreun e shtetit dhe të qeverisë për udhëheqësinë e unifikuar në luftën kundër koronavirusit.

'Sot bisedova me Presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për t'u shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e unifikuar në luftën kundër koronavirusit. U shpreha gjithashtu mbështetjen e fortë për masat që kanë marrë në këtë betejë, ato janë të forta por absolutisht të nevojshme.

Ashtu sikur ka thënë Presidenti Trump dhe kryeministri Rama, kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Të qëndrojmë të bashkuar dhe të disiplinuar për të fituar këtë luftë. Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi" mbyllet mesazhi i Kim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Situata me koronavirusin në Shqipëri, Yuri Kim i shkon në zyrë presidentit Meta (VIDEO)

TIRANË - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim është takuar këtë të hënë me Presidentin Ilir Meta. 

Report Tv mëson se kryediplomatja amerikane ka mbërritur në zyrën e kreut të shtetit rreth orës 13:00 të ditës së sotme. 

Pritet në vijim të mësohet rreth temës së bisedës mes tyre, në kushtet kur vendi ynë po kalon momente të vështirame situatën e krijuar nga COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ci xen yo: 23/03/2020 19:42

    Rrofte Kina qe ndihmon pa Amerika ju ka bete naften o Evrope

    Përgjigju
    • Bole ce dun: 23/03/2020 20:31

      Ja dhe nipi i mao ce dunit komentoj ne shqiptarja.com per kinen tone te dashur.bravo b*** ce dun se te paska mesuar gjyshi dhe shqip

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë