Ambasadorja e NATO-s poston pamjen mahnitëse të natyrës shqiptare marrë nga forcat ushtarake

Ambasadorja e NATO-s poston pamjen mahnitëse të natyrës shqiptare marrë nga forcat ushtarake

Fotoja nga operacioni i NATO-s

Ambasadorja e SHBA-së në NATO,  Kay Bailey Hutchison ka sjellë një fotografi interesante gjatë një operacioni special të forcave amerikane në bashkëpunim me ato shqiptare të NATO-s.

Fotografia tregon disa ushtarë të regjimentit të 352-të, i specializuar në operacione speciale, të cilët nga helikopteri sodisin peizazhin mahnitës shqiptar.

"Javën e kaluar Forcat Ajrore amerikane 352 ishin në operacion Special bashkë me forcat aleate të NATO-s duke kryer misione të rëndësishme stërvitore në qiellin e mësipërm të Shqipërisë. Forcat tona ushtarake stërviten krah për krah me Aleatët në mënyrë që të nxisin ndërveprueshmërinë dhe të mbeten gjithmonë të gatshëm për të parandaluar dhe mbrojtur", ka shkruar ajo.

Forcat amerikane kanë përfunduar një seri misionesh stërvitore në bashkëpunim me ato shqiptare, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe gatishmërinë mbrojtëse e parandaluese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elda: 03/06/2020 16:08

    Vend i mrekullueshem ,,pak investime ne turizem do dhe jeton pa kokecarje..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman