Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri jep mesazhin e parë pas marrjes së detyrës: Jam gati t’i përvishem punës/ BIOGRAFIA

Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri jep mesazhin e parë pas marrjes së detyrës: Jam gati t’i përvishem punës/ BIOGRAFIA

Yuri Kim

TIRANE- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim në ditën e saj të parë të punës në ambasadë ka folur për herë të parë në cilësinë e kryediplomates. Siç njofton ambasada, Kim tha se ndihet e nderuar që është në Shqipëri dhe është e gatshme t'i përvishet punës.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ditën e saj të parë në Ambasadë", shkruan ambasada amerikane.

Postimi i plote i ambasades se SHBA

Ambasada e SHBA ndërkohë, ka publikuar edhe një biografi të përmbledhur të ambasadores Yyri Kim, që pason në këtë detyrë Donald Lu.

Biografia e publikuar nga Ambasada

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020.

Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë shefe e Kabinetit e zëvendës sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë.

Më herët në karrierën e saj, ka qenë ndihmëse e Posaçme e sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe ndihmëse e Posaçme e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.

Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

Kim mbërriti në Shqipëri këtë të mërkurë, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sami Hidri: 24/01/2020 04:49

    Mendoj qe sa me shpejte te rishikohen dokumentat e Anisa Hidri nga Pogradeci për aplikimin për vize studenti dhe ti jepet nje pergjigje e drejte nga pjestaret e Ambasades Americane ne Tirane. Besoj se ambasadorja e re do Ti rishikoj keto dokumenta me stafin e saj drejtues

    Përgjigju
  • Sami Hidri: 24/01/2020 04:27

    Vitin qe kaloi Mbesa time Anisa Hidri nga Pogradeci u pranua nga nje universitet ne Amerike dhe aplikoi per vize ne Ambasaden Americane ne Tirane. Nje studente e shkelqyer ne mesime si dhe duke dhene edhe disa teste per te studiuar ne kolegjin e DMAC ne Iowa te Amerikes. Kur shkoi për interviste ne Ambasade e pyeten vetem 10 minuta dhe I thane qe nuk ta japim vizen Ne Ambasaden Americane ka njerez te korruptuar te cilet u japin viza atyre studenteve qe kane prinderit ne pushtet. Apo edhe ndonje qe paguan dollare Mendoj qe ambasadorja e re te largoje te gjithe te korruptuarit dhe te rishikoje te gjitha vizat qe u jane dhene studenteve vitin e kaluar Ose per ndryshe edhe ajo mund te behet pjestare e korrupsionit te meparshem

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/01/2020 20:26

    Hahahahahahaha ...mu hahahahahahaha

    Përgjigju
  • Halili: 23/01/2020 19:36

    Pervishju dhe fillo nga ambasada se eshte bere muti mullar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët