Ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi ka bërë përparim por ndodhet nën sulm! 'Venecia'? Mos shpallni fitore, ngrini Kushtetuesen

Ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi ka bërë përparim por ndodhet nën sulm! 'Venecia'? Mos shpallni fitore, ngrini Kushtetuesen

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim shprehet se reforma në drejtësi ka bërë përparim real dhe për këtë arsye ndodhet nën sulm nga ata që janë të frikësuar nga zbatimi i saj. Diplomatja amerikane deklaron se reforma ka bërë përparim të mjaftueshëm për të frikësuar ata që nuk e duan atë, por ende jo aq përparim sa të përmbushë kërkesat e popullit shqiptar. Yuri Kim teksa komenton për herë të parë opinionin shprehet se është në një mendje me Komisionin e Venecias për debatin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke fshikulluar të gjitha palët, përfshirë edhe Presidentin që e shpalli si fitore. Ambasadorja thotë se nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje, pasi asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor dhe asnjë nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim. Prandaj, Kim kërkon që Presidenca dhe Parlamenti të angazhohen në dialog përpara se të marrin listat e kandidatëve për emërimet dhe të ngrenë sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese.

Shkrimi i plotë i ambasadores së SHBA-së
Katër vjet më parë, parlamenti – në përgjigje të kërkesave të popullit shqiptar – miratoi Reformën në Drejtësi. Pavarësisht gjithçkaje, zbatimi ka pasur përparim real: shumica e institucioneve të kërkuara janë ngritur, vetingu ka larguar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk shpjegojnë dot pasurinë e tyre, dhe gjyqtarë dhe prokurorë të rinj po trajnohen dhe merren në punë. Reforma në Drejtësi ka qenë e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që Shqipëria të sigurojë të ardhmen e saj si një anëtar edhe më me vlerë i NATO-s dhe anëtare e plotë e e Bashkimit Evropian.

Reforma në Drejtësi është në një fazë kritike. Ka bërë përparim të mjaftueshëm për të frikësuar ata që nuk e duan atë, por ende jo aq përparim sa të përmbushë kërkesat e popullit shqiptar për një sistem drejtësie që ka veçori integritetin dhe pavarënë. Prandaj, ata që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi janë në sulm. Ata që e duan Reformën në Drejtësi duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut, tani më shumë se kurrë.

Katër vjet pas përballjes me pengesa të shumta, është e natyrshme të ndjesh lodhje dhe ndoshta shkurajim. Por nëse shohim atë që është përftuar pavarësisht pengesave – dhe se sa shumë mund të përftohet për brezin e ardhshëm – atëherë ky është pikërisht momenti kur duhet të dyfishojmë përpjekjet dhe të shtyjmë përpara drejt synimit tonë.

Opinioni i fundit i Komisionit të Venecias mbi Emërimin në Shqipëri të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ofron një mundësi për të gjitha palët që të bëhen bashkë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje. Asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor. Asnjë institucion nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim. Komisioni i Venecias pranon se ekzistojnë interpretime të ndryshme, legjitime të dispozitave ligjore, të cilat “çuan në emërimin me pikëpyetje të dy gjyqtarëve’ për të njëjtin vend në Gjykatën Kushtetuese.

Është me rëndësi që as presidenca dhe as parlamenti nuk është një gjykatë me autoritetin për të vendosur se si duhet ecur përpara kur në legjislacion ka një boshllëk. Komisioni i Venecias vë në dukje se “Varet nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë për interpretimin e dispozitave të Kushtetutës në një situatë që nuk parashikohet në procesin e hartimit.” Kjo këshillë thekson urgjencën e ngritjes së një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në vend që të ngecin në qëndrimet e tyre, tani është përgjegjësi e udhëheqësve të Shqipërisë që të ndjekin këshillën e qartë të Komisionit të Venecias: “Kultura dhe pjekuria demokratike kërkojnë përmbajtje institucionale, mirëbesim dhe respekt të ndërsjellë midis institucioneve të shtetit.”

Opinioni i Komisionit të Venecias hap një shteg përpara. Me qëndrimin në detyrë të gjyqtarëve të tanishëm, është e mundur që gjykata të arrijë kuorumin në vitin 2020. Presidenca dhe Parlamenti duhet të angazhohen në dialog përpara se të marrin listat e kandidatëve për emërimet. Edhe një herë, duhet të ekzistojë të kuptuarit e përbashkët të zbatimit për të harmonizuar ndonjë interpretim mosdakordësues të ligjit.

Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada e SHBA është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet dhe udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen, dhe për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Reforma në drejtësi/ Yuri Kim takon në rezidencën e saj ministren Gjonaj

Sipas burimeve të Report Tv ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar sot në rezidencën e saj Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Të njëjta burime raportojnë se edhe në ditët në vijim Yuri Kim do të zhvillojë takime të ngjashme me aktorët kryesorë që lidhen me zbatimin e reformën në drejtësi.

Yuri Kim gjatë një editoriali për ecurinë e reformës në drejtësi tha se kjo reformë kaq e rëndësishme për vendin ndodhet në një fazë kritike, ku ka bërë përparime reale për të frikësuar ata që i tremben zbatimit të saj, por ende nuk ka shkuar në atë fazë që të kënaq popullin shqiptar. Kim tha se palët Parlament-Presidencë duhet të bashkëpunojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndjekin rekomandimet e Komisionit të Venecias, ku nuk shpalli asnjë institucion tërësisht fajtor dhe asnjë që të kishte tërësisht drejtë.

Ora 19:57
Deklara e Kim për reformën në drejtësi, Basha: Vonesa e emërimit të gjyqtarëve të 'Kushtetueses' mban mbyllur dyert e BE-së

Pasi Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi ka bërë përparim real dhe për këtë arsye ndodhet nën sulm nga ata që janë të frikësuar nga zbatimi i saj, ka ardhur edhe reagimi i kreut  të PD-së Lulzim Basha. Ai thotë se çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Basha thekson se Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve.

"Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore", shkruan Basha në Twitter.

Ora 19:03
Deklarata e fortë për reformën në drejtësi, Xhafaj del në krah të Yuri Kim

 Me mesazhin e fortë të Ambasadores Amerikane Yuri Kim se reforma në drejtësi ndodhet në një fazë kritike dhe se palët duhet të ecin para dhe të bashkëpunojnë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë dhe Kryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi. 

Ai ka shpërndarë në twitter mesazhin e ambasadores amerikane e cila kërkonte prej klasës politike shqiptare që të çojë përpara reformën në drejtësi e cila ndodhet në fazë kritike pasi po sulmohet nga ata që nuk e duan dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ndërsa në lidhje me vendimin e Komisionit tw Venecias, Kim shkruan se askush nuk ishte tërësisht faktoj në atë që ndodhi me Gjykatën Kushtuese, por nuk është rasti për të festuar pasi kjo tregon se nuk ka të pafajshëm në këtë mes, ku secili institucion ka luajtur rolin e tij për të shkaktuar këtë ngërç dhe përplasje për ngritjen e Kushtetuesen.

"Reforma në Drejtësi është në një fazë kritike. Ka bërë përparim të mjaftueshëm për të frikësuar ata që nuk e duan atë, por ende jo aq përparim sa të përmbushë kërkesat e popullit shqiptar për një sistem drejtësie që ka veçori integritetin dhe pavarur. Prandaj, ata që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi janë në sulm. Ata që e duan Reformën në Drejtësi duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut, tani më shumë se kurrë. Katër vjet pas përballjes me pengesa të shumta, është e natyrshme të ndjesh lodhje dhe ndoshta shkurajim. Por nëse shohim atë që është përftuar pavarësisht pengesave – dhe se sa shumë mund të përftohet për brezin e ardhshëm – atëherë ky është pikërisht momenti kur duhet të dyfishojmë përpjekjet dhe të shtyjmë përpara drejt synimit tonë. Opinioni i fundit i Komisionit të Venecias mbi Emërimin në Shqipëri të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ofron një mundësi për të gjitha palët që të bëhen bashkë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje. Asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor. Asnjë institucion nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim. Komisioni i Venecias pranon se ekzistojnë interpretime të ndryshme, legjitime të dispozitave ligjore, të cilat “çuan në emërimin me pikëpyetje të dy gjyqtarëve’ për të njëjtin vend në Gjykatën Kushtetuese", shkruan ndër të tjera Kim.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • diti: 26/06/2020 08:40

    PO C'REFORME MOJ KORBE, AJO E MBARUAR KA QENE QE NE FILLIM KUR karstriot selita pagoi 500 mi euro dhe kaloi vettingun pasi vonoi vendimin 16 muaj duke nderruar 2 grupe komisioneresh,se asnje se merrte persiper kaloi prela, malaj, brunilda kadi qe ka bere namin me pronat...e kush nuk ka kaluar e do kaloje me pak fjale !!!

    Përgjigju
  • Toma: 26/06/2020 07:52

    Po po drejtesia ka ber perparim duke prangosur fakirat dhe ca barbona kriminela.

    Përgjigju
  • Toma: 26/06/2020 07:47

    Edhe kjo amerika shume fjal ka.

    Përgjigju
    • Vepra: 26/06/2020 08:13

      O bektashi ti kupton per tu pergjigjur. Nese

    • Bektashi: 26/06/2020 07:55

      Po o Like floriri ashtu eshte

  • Zylyfi: 26/06/2020 01:27

    O Gone Me vjen keq po je leter e djegur ne politike MERRU ME DICKA TJETER TE NDERSHME DHE HIQ DORE NGA PISLLEQET

    Përgjigju
  • caci: 25/06/2020 23:08

    Zonja ambasadore reforma ne drejtesi do behet po vendosi SHBA dhe ju si miqte me te mire per vendin tone se po qe per pleqt e rrjedhur te Venecias qe i ze gjumi ne karrige kurre nuk do te behet. Ju e dini kush jane kundeshtaret me te medhenj qe kane kapur drejtesine tone.... 1 Sali krimineli komunist.... Ilir Floriri, hajdut dhe vrases...

    Përgjigju
  • ymeri: 25/06/2020 22:36

    O KIM,,AMAN NA I ARRESTO KETA PLEHRA QE JANE NE TRE PARTITE E MEDHA NE SHQIPERI SE E KANE VJEDHUR DHE E KANE VRARE KETE POPULL PER 30 VJET,,,PRANDAJ NUK ECEN SHQIPERIA...ARRESTO METEN,BERISHEN,BASHEN,,RAMEN,DHE TE GJITHE GJYQTARET DHE PTOKURORET E KORRUPTUAR...

    Përgjigju
  • O tej: 25/06/2020 21:02

    Ai Meta ngre kushtetuten por ajo Mona ngre kembet

    Përgjigju
  • Pali: 25/06/2020 20:33

    Ketu duket qe ka nje inkoherence dhe pasaktesi te plote ne cka shkruan. Keqperdor dhe spekullon me faktet. 1. E ashtuquajtur "reforma ne drejtesi" nuk ishte nje kerkese e popullit shqiptar. Reforma u inicua nga qeveria, duke perdorur sondazhe e te ngjashme si to, per te treguar mbi "shqetesimin e publikut" ndaj drejtesise. Synimi kryesor i saj ishte dhe eshte shkallmimi i sistemit per tu mbrojtur nga cdo kontroll gjyqesor qe biznesi, qytetaret etj., do te vinin ne levizje ndaj abuzivizmit te qeverise. 2. Vetingu ka larguar ato qe nuk spjegojne dot pasurine. Por kaq. Jo se kane pasuri te paligjshme apo kriminale. Ato qe e kane kaluar vetingun, pra qe e kane "justifikuar" pasurine nuk eshte tregues se jane te paster. Ato thjeshte ne dallim nga te tjeret, jane treguar me te sofistikuar duke kryer padiskutim falsifikime me notere e familjare. Dhe kjo mund te qartesohet fare thjeshte. Nese pjestaret e BKH do te duhet ti neneshtrohen vletesimit periodik te poligrafit, pse jo, aplikojeni tek prokuroret gjithashtu. Dhe do te shikoni qe te nesermen vendi do mbetet pa asnje kembe prokurori. 3. Ata qe kane frike jane ne "sulm"? - Po kush jane ata? Eshte me e ndershme te tregosh se kush jane me emer e mbiemer, sesa te spekulosh. Ndoshta e ka patur per nje sere kallzimesh penale ndaj antareve te sistemit te vetingut. Qe haptazi duket qe jane ne shkelje ligjore. Nese keto provohen atehere gjithe ngrehina rrezohet. Per kete e ka fjalen ? Shkrim shume i dobet e i varfer. Se si e qysh zgjidhet situata ligjerisht e kushtetueshmerisht, e ka sqaruar prof.dr Anastasi ne nje shkrim sot. Qe ja vlen te lexohet e kuptohet. Dhe jo pacavure si ky me lart.

    Përgjigju
  • asd: 25/06/2020 19:34

    Perdorni forcen z. Kim. Ndryshoni gjithe zinxhirin e prokuroreve te Spakut, Shtoni nja dy tre prokurore amerikane ne ndihme te BKH. Ata qe jane aty, ca jane matufe, e ca jane te trembur e te tredhur dhe sigurisht u shkon per shtat loja " merr rrogen e bej sikur po punon" Mos leshoni asnje fond per rroga pa rezultate per derdimenet. Pastaj, si mund te kesh besim tek Rama ? Krijoi OFL per rrugacet e kategorise se trete dhe "kollaret" i mbron me ligj, vetingu u be per gjyqtaret nderkohe u la e lire politika, pra nderkohe qe "drejtesia e reformuar" do te tentonte tu mbyllte deren qe ti "helmoje brenda", Rama u hap dritaret. Kjo eshte loja e tyre; Mos prisni qe keta te shkojne vete ne burg?

    Përgjigju
  • Tirona: 25/06/2020 18:36

    Une e kuptoj kete , si nje shkulje veshi Edi Rames nga SHBA

    Përgjigju
  • Latif: 25/06/2020 18:29

    Arvizu, Lu dhe Kim me kujtojne parrullen " Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë