Ambasadorja e SHBA-së lexon letrën e Donald Trump për shqiptarët: Ishte goxha i prekur...

TIRANE-Në 10-vjetorin e themelimit te Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, me president Michael Granoff, e ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri ka përcjellë edhe mesazhin e Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

"Sot përgëzojmë punën e madhe të fondacionit dhe ky është një festim. Ky është një festim dhe shënim i vlerave që ndahen mes Amerikës dhe Shqipërisë. Këto vlera kanë çuar përpara zhvillimin përpara në Shqipëri dhe SHBA.

ADF po con përpara sektorin privat dhe ka sukses tregtar po ashtu ka përgjegjësinë për zhvillim të arsimit, të sipërmarrjes, eko-turizmit dhe shumë fusha të tjera. Fondacioni është i ngritur në bazë të parave që jepen nga populli amerikan dhe është organizata më e madhe që vepron në Shqipëri.

Kjo qasje do të ndihmojë Shqipërinë drejt integrimit në BE. Ju i dëgjuat mesazhet e mbështetjes nga tre ish-Presidentë të Amerikës. Gjithashtu Presidenti Trump ishte goxha i prekur nga zhvillimet e ADF-së dhe ka dërguar një letër që e kam nderin ta lexoj.

"Ju dërgoj përgëzimet e mia ADF-së për 10-vjetorin, iu uroj për këtë etapë dhe arritje. Pas rënies së komunizmit në Europën Lindore SHBA i mbështeti njerëzit përmes bujarisë së Amerikës. Fondi i sipërmarrjeve ishte fondi më i vogël në vendin më të varfër në Europë i krijuar në 2009.

Fondacioni vepron si dhuratë nga populli amerikan dhe ka investuar më shumë se 55 mln dollarë për sipërmarrjen dhe arsimin profesional. E përgëzoj ADF, borxhin dhe partnerët për arritjet. Ju uroj sukses të vazhdueshëm në vitet në vijim" ishte letra e Trump që lexoi e narkuara me punë Leyla Moses-Ones.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i PD-së dhe kryetarja e LSI-së. Basha në fjalën e tij theksoi se 'Në këtë udhëkryq ku ndodhemi sot, duhet të zgjedhim rrugën e zhvillimit apo do vazhdojmë të ngecim në rrugën e tanishme, me marshin në indietro.

Na duhet të marrim vendimet tona të përgjegjshme si liderë, për të respektuar bazat dhe parimet e demokracisë së vërtetë perëndimore. Duhet të punojmë ngushtësisht me ju, miq e partnerë euro-atlantikë, për të vëmë në jetë reforma dhe ndryshime të mëdha. Na duhet ta pastrojmë Shqipërinë. Duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara' tha lideri i PD-së.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento