Ambasadorja franceze nga Korça: 'Kushtetuesja' të plotësohet sa më parë! Këshilli Politik e di punën, s'ka pse t'ua thonë diplomatët

KORÇË- Ambasadorja franceze Christine Vasac, nga Korça është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë sa më parë të jetë e mundur, pasi janë disa çështje të rëndësishme për t'u zgjidhur.

Ajo është ndalur të flasë edhe për punën e Këshillit Politik, duke thënë se shumë er drejtë që është ngritur, duke theksuar se ata e dinë punën dhe s'kanë pse t'ua thonë diplomatët.

"Duhet që Gjykata Kushtetuese të bëhet sa më parë. Personalitet politike të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është domosdoshme që Kushtetuesja të ndërtohet dhe të punojë se ka një seri problemesh të rëndësishme që kërkojnë zgjidhje. Gjykata e Lartë gjithashtu është e rëndësishme të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Kushtetuesja. Dua të qëndroj këtu se po shoqërojmë një delegacion të lartë të parlamentit. Do të largohem nga Shqipëria pasardhësja ime ka marrë aprovimin. Këshilli Politik është gjë e mirë që ekziston, të vazhdojë punën e tij me inteligjencë. Sepse ata e dinë si duhet të funksionojë dhe s'ka pse t'ua thonë diplomatët", tha Vasac, teksa dha lajmin se do të largohet nga Shqipëria dhe se pasardhësja e tij kanë marrë "ok".

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale