Ambasadorja Hohmann në takim me kreun e ri të SPAK: Prioritet mbeten lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar për integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja Hohmann në takim me kreun e ri të SPAK: Prioritet mbeten lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar për integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann dhe kreu i SPAK Altin Dumani

TIRANË- Me marrjen e detyrës si kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka pritur në zyrë ambasadoren e BE, Christiane Hohmann. Në fokus të bisedës së tyre ishin lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.

“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Altin Dumani. BE ???????? mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Këto takime vijnë pas emërimit të Dumanit në krye të SPAK. Më herët ai është takuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, me kreun e KLSH, Arben Shehu, si edhe me ambasadorin Italian, Fabrizio Bucci.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten e datës 16 dhjetor duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme.

 

Postimi i ambasadës së Bashkimit Europian

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen