Ambasadorja Kim e nis javën në Vlorë: Duhet të sundojë ligji që amerikanët të kenë besim të investojnë në Shqipëri (VIDEO)

'Duhet të zbatohet ligji në mënyrë që bizneset amerikane të kenë besim dhe të investojnë në Shqipëri'. Ky është mesazhi që ambasadorja amerikane, Yuri Kim e dha nga Vlora.

Teksa e nisi ditën në qytetin bregdetar, diplomatja amerikane gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiakun Dritan Leli e vuri theksin tek reforma në drejtësi. Kim tha se nëse zbatohen ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara.

"Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron shumë. Teksa është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet atëherë e gjithë Shqipëria do të eci përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji dhe amerikanët të kenë besim të investojnë në Shqipëri", ka deklaruar Kim.  

Nga ana e tij, kryebashkiaku Dritan Leli vlerësoi mbështetjen që SHBA i ka dhënë reformës në drejtësi dhe reformës elektorale.

"Vlerat që ju përcillni janë vlera që nxisin besueshmërinë tek demokracia. Unë ndjek si cdo qytetar me shumë vëmendje mbështetjen e jashtëzakonshme që qeveria amerikane i ka dhënë deri më sot reformës në drejtësi. mendoj që është pika më fondamentale për ti besuar vlerat dhe për të konsoliduar të ardhmen. Do të doja që pas reformës elektorale të kemi zgjedhje më të besueshme. Të kemi të zgjedhur me më shumë vlera, njerëz që e duan këtë vend", u shpreh Leli.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPNI: 06/07/2020 17:08

    Jo vetem Amerikanet por dhe Shqiptaret, te kemi besim qe te investojme ne SHQIPERINË TONË.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 06/07/2020 15:12

    O Dritan Leshi. Vizita Yurit te paska acaruar hemoroidet nga menyra si rri ne kolltuk. Ke filluar dhe ti ti mbushesh xhepat o brumbull i kuq.

    Përgjigju
  • Ligji hahaha: 06/07/2020 13:59

    Pa merak Ms. Kim, e ndreq Leli ate pune. Eh t’ja kishe thene ca me pare...e di cbente ky apo jo...çafap ta kapte Ramën për qafe dhe i thoshte: shef të kam po po shkel ligjën...dhe Rama do ti përulej Lelit që ja kujtoi ligjën. Ja keshtu do jetë tani e mbrapa.

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/07/2020 10:07

    Ligjet e sales, likes dhe ramës me luken .... vështir se do bëjet ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet