Kim ndan fotot e veçanta nga Vunoi: Përfundova duke pirë uzo me banorët, do ta mbaj premtimin për t’u rikthyer sërish

Kim ndan fotot e veçanta nga Vunoi: Përfundova duke pirë uzo me banorët, do ta mbaj premtimin për t’u rikthyer sërish

Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duket se e ka kthyer në një zakon eksplorimin e Shqipërisë. Së fundmi diplomatja amerikane po pushon në Himarë ku dhe është takuar me banorët e zonës.

Teksa ka publikuar disa foto në rrjete sociale Kim jep detaje nga vizita e saj, Kim shfaqet në shoqërinë e miqve të rinj. Kim shkruan se ka ndarë me to një bisedë të këndshme.

“Si shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë, unë jam duke marrë një pushim të shpejtë për të rifituar energji. Shkova në Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur”, shkruan Kim.

Ambasadorja tregon gjithashtu se është larguar nga fshati, me premtimin se do të rikthehet shumë shpejt atje.

“Unë e vlerësova mësimin për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedimin për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!”, tha më tej Ambasadorja.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës, nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’

Kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës, nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’