Ambulancat 'ngecin' në Tiranë, shoferët nuk hapin rrugë! Vëzhgimi i Report Tv, vetëm 2 rrugë me korsi emergjence! Shefi i Sigurisë Rrugore: Zgjidhja, vetëm ndërgjegjja e njerëzve

Në spital duhet ta dërgojë të sëmurin sa më shpejt të jetë e mundur, por sic shikohet edhe nga pamjet, ambulanca ka ngecur mes trafikut. Korsia e dedikuar për levizjen e saj është e bllokuar nga automjetet e tjera.

Rruga “Dritan Hoxha” dhe ajo e Durrësit, janë të vetmet në kryeqytet që kanë një korsi emergjence. Por, ambulanca e ka të vështirë për të kaluar, pasi drejtues të papërgjegjshëm e përdorin atë për të lëvizur gjithashtu.

 “Ka kamera në çdo vend, kamera në sallën operative, të cilët konstatohen, u dërgohen shërbimeve të Policisë Rrugore dhe verbalizohen shkelja dhe të vjen në shtëpi”, deklaron shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.

Gjendja është më alarmante brenda Tiranës. Për shefin e Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili, zgjidhjen për të liruar rrugën e emergjencave e shikon vetëm tek ndërgjegjja njerëzore

 “Nuk janë të ndërgjegjshëm në shkallën e duhur në këtë drejtim. Duhet t’u krijojnë kushtet vetë qytetarët”, vijon Ismaili.

Në rrugë të Elbasanit, misioni i ambulancës është akoma më i vështirë. Mungesa e korsisë së dedikuar dhe radhët e gjata të mjeteve, bëjnë që ajo të ngec shpesh-herë në trafik. Por, shkelës në rrugë janë edhe vetë drejtuesit e ambulancave.

“Ne kemi pasur edhe disa raste të tjera që mjetet e emergjencave, sidomos ambulancat, janë përfshirë në ngjarje rrugore. U nënshtrohen masave si çdo përdorues rruge”, përfundon shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.

Pak ditë më parë, si pasojë e një parakalimi të gabuar të një ambulance, u përplas me një mjet. Si pasojë një grua mbeti e vdekur dhe tre të tjerë u plagosën rëndë. Pavarësisht kësaj ngjarje fakti është se Tiranë nuk ka rrugë për emergjencat.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dermani: 03/12/2021 16:33

    Aman ere shyqyr qe e bet lajm. Mire qe sja hapin, por as marrin mendimin. Popull qelbesit. Te pakten 81%

    Përgjigju
  • jani: 03/12/2021 15:51

    ska gje kemi korsi sportistash per bicikileta, per me kujtu me ate rast edhe kohen e enverit per te cilen i merr malli shpejt kta njerez.

    Përgjigju
  • Turp turp turp: 03/12/2021 14:56

    Ketu kuptohet qe te gjith shoferet jan me patenten me leke Në shqiperi.. ketu në angli cdo lloj emergjence I hape rruga nga shoferet pa has nje lloj diskutimi.. jo se osht angli .. Por Kur ikemi bo kursin per pantente na kane në mesuarrrrrr si cdo vend te botes kur degjoni serenen e emergence hapet rrugat me shpejtesi. Atje pa kulture e pa dije na vjen turp kur I degjojme.

    Përgjigju
    • Futjakot: 03/12/2021 15:38

      S’kane lidhje patentat, me apo pa leke, problemi eshte se jane ngushtuar rruget nga korsite e bicikletave. P.sh te marrim rrugen e Dibres…rruge spitali. Ka 2 korsi bicikletash ne dy anet e rruges dhe gjejeni sa korsi emergjence? Pikerisht…asnje. Na rrofshin bicikletat

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Princi Harry dhe Megan heqin dorë zyrtarisht nga Britania, zgjedhin SHBA si rezidencë të përhershme

Princi Harry dhe Megan heqin dorë zyrtarisht nga Britania, zgjedhin SHBA si rezidencë të përhershme