Amerika i rikthehet luftës, 40 ton bomba mbi vendstrehimet e xhihadistëve të ISIS (VIDEO)

Forcat Ajrore të SHBA kanë lëshuar 40 tonë bomba të drejtuara, në atë që e Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur "ishull i infektuar nga ISIS" në Irak.

Avionët F-15 dhe F-35 u përdorën për të bombarduar ishullin e Qanus, i vendosur në mes të lumit Tiger në Irakun qendror, me qëllim shkatërrimin e vendeve ku fshihen luftëtarët xhihadistë.

Trupat e batalionit të 2-të të operacioneve speciale në Irak u dërguan më pas për të pastruar zonën, e cila është përshkruar si një "zone tranziti shpërndarje" për luftëtarët e ISIS.

Forcat e koalicionit janë ende duke ndërmarrë operacione të pastrimit për të shkatërruar çdo luftëtar të ISIS të mbetur në ishull si pjesë e operacionit të ‘Tokës së Zezë’.

“Me këtë operacion i mohuam mundësinë pjesëtarëve të ISIS që të fshihen në ishull”, tha Gjeneral Major Eric T. Hill, komandant i operacionit të përbashkët me forcat irakiane.

Që në vitin 2014, ISIS ka kapur zona të mëdha në Irak dhe Siri, përpara se të shpallte të ashtuquajturin kalifat.

Grupi terrorist u shpall shpartalluar në vitin 2017, kohë kur ata humbën fortesën e tyre të fundit në Baghouz.

Sidoqoftë, ISIS ekziston ende si një forcë guerile në Irak dhe Siri, duke u fshehur në rajone të shkreta.

Sipas një raporti të posaçëm të paraqitur pranë Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, grupi ende ka në përbërje rreth 30,000 luftëtarë dhe dhe një pasuri afro 300 milion dollarësh

Presidenti amerikan Donald Trump synon të zbatojë ligjin e hakmarrjes pas sulmeve të fundit të Talibanëve në Afganistan që i kanë dhënë fund, të paktën tani për tani, samitit që do të organizohej në Camp David midis drejtuesve afganë dhe vetë presidentit. “ Ata besuan se duke vrarë njerëz do të ishin në një pozicion më të mirë negociues. Negociatat me ta kanë vdekur bashkë me 12 të vrarët e fundit. Në vetëm 4 ditë forcat amerikane kanë goditur talibanët më fortë se në dhjetë vitet e fundit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë” - tha Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Talibanët kanë kërcënuar se nuk do t'i ndërpresin sulmet as në të ardhmen dhe se prej tyre do të vriten edhe më shumë amerikanë. Ata gjithashtu kontrollojnë pjesë të mëdha të Afganistanit dhe kanë mundësi të sulmojnë kudo ku dëshirojnë, madje edhe në qendër të kryeqytetit Kabul.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur