Amerikanët e vaksinuar kundër COVID mund të lëvizin pa maskë

Amerikanët e vaksinuar kundër COVID mund të lëvizin pa maskë

Foto ilustruese

Amerikanët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID mund të lëvizin pa maskë. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka vendosur që të hiqet maska për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Agjencia qeveritare tha se njerëzit duhet të mbajnë ende maska ​​në hapësira të mbyllura, të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë dhe transport masiv. Njoftimi vjen ndërsa rastet e reja kanë vazhduar të bien në nivelin më të ulët që nga shtatori i kaluar, vdekjet kanë rënë në norma që nuk janë parë që nga prilli i vitit 2020 dhe shkalla e pozitivitetit është në pikën më të ulët që nga fillimi ipandemisë.

Rreth 154 milion amerikanë, më shumë se 46% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19. Më shumë se 117 milion Amerikanë janë plotësisht të vaksinuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse Meta sulmon Dumanin? Sot në oren 21.00 në 'Frontline' në Report Tv

Pse Meta sulmon Dumanin? Sot në oren 21.00 në 'Frontline' në Report Tv