Amerikanët tejkalojnë parashikimet, blerjet online në 'të premten e zezë' arritën në 9.12 miliardë dollarë

Amerikanët tejkalojnë parashikimet, blerjet online në 'të premten e zezë' arritën në 9.12 miliardë dollarë

Bota ndodhet në një krizë ekonomike dhe inflacion në rritje, por kjo nuk i ka penguar amerikanët që të shpenzojnë për ‘Black Friday’, ditën e premte, që njihet edhe si dita e uljeve ‘drastike’.

Qytetarët në SHBA kanë tejkaluar parashikimet me shpenzimet e tyre online. Blerjet kanë arritur në 209.7 miliardë dollarë, që është një rritje prej 2.5 për qind në krahasim me blerjet e vitit të kaluar prej 205 miliardë dollarësh.

Pajisjet teknologjike kanë qenë produktet më të shitura, përfshirë ato si Xbox, dronët dhe MacBook të kompanisë Apple, të ndjekura nga lodrat, pajisjet shtëpiake dhe pajisjet për stërvitje.

E ashtuquajtura e premtja e zezë nis sezonin e blerjeve për festat e fundvitit. Shumica e dyqaneve ofrojnë zbritje të konsiderueshme dhe zgjasin oraret e punës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut