Amnistia e tretë/ Qeveria bën gati tjetër rivlerësim të banesave

Qeveria po përgatitet të aplikojë për herë të tretë një amnisti për rivlerësimin e banesave. Kjo masë është përdorur edhe dy herë të tjera që nga viti 2009 dhe synon të lehtësojë qytetarët nga pagesa e një tatim fitimi shumë të lartë për ato banesa, çmimi fillestar i të cilave rezulton shumë i ulët.

Rivlerësimi, që bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, krijon mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

Kështu psh, një banesë e privatizuar në vitin 1993 në Tiranë është blerë me çmimet e atëhershme, në masën 15.000 lekë. Kjo shifër merret për bazë nga Kadastra si çmim fillestar në rast se pronari vendos ta shesë. Duke qenë se tani banesa shitet për 10 milionë lekë, tatimi që paguan pronari-shitës llogaritet si diferencë mes 10 milionëve me 15 mijë lekë, që shumëzohet me 15%. Shifra për shtetin llogaritet në afro 15 milionë lekë të reja.

Ndërkohë, me amnistimin e parashikuar, që do të ishte njësoj me ato të kryer edhe dy herë më parë, qytetari do të rivlerësojë pasurinë me çmimet aktuale, duke paguar në shtet një tarifë të barabartë me 2% të diferencës mes çmimit të tregut dhe çmimit fillestar, që në rastin tonë do të ishte 2 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë, po vendosi ta shesë, pronarit i njihet tanimë si çmim i taksueshëm çmimi i pranuar së fundi nga Kadastra. Pra, në këtë shembull, ai kursen 13 milionë lekë të vjetra.

Qeveria mendon të arkëtojë rreth 4.4 miliardë lekë nga rivlerësimi, që po përgatitet në formën e një projektligji.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës