Amnistia fiskale, ekspertët: Rrezik pastrimi i parave

TIRANË- Falja e detyrimeve, përjashtimi nga ndjekja penale dhe legalizimi i parave të padeklaruara, të përmbledhura në ligjin e amnistisë fiskale për ekspertët, është nismë e duhur por vendi s’ka mekanizma për të shmangur pastrimin e parave. Po ashtu një pikë shumë e rëndësishme është edhe ruajtja e privatësisë.

“Duhet të ketë mekanizma për të luftuar pastrimin e parave. Janë vetëm formalisht, pasi praktikisht jo”, deklaron eksperti Zef Preçi.

“Kanë kaluar 30 vite dhe këto para herët apo vonë duhet të futen në sistemin bankar. E para nuk ka bashkëpunim dhe dialog me opozitën. E dyta është ruajtja e privatësisë. Duhet garantuar që për asnjë motiv të gjithë këta që deklarojnë këto të ardhura nuk do të merret vesh kush i ka deklaruar. Kjo shkelet në doganën e shtetit përkatës. Ata persona që kanë para të padeklaruara janë ata që kanë pasur poste, i kanë nga korrupsioni, janë biznese që i kanë gjeneruar nëpërmjet evazionit dhe ata persona që i kanë nga ekonomia kriminale. Janë edhe emigrantët që kanë para të padeklaruara por këta janë një % shumë e vogël”,shprehet eksperti Klodian Muço.

Por njëkohësisht sipas ekspertëve duhet të arrihen tre konsensuse të mëdha për realizimin e një amnistie fiskale efektive, si dhe nuk duhet të ndiqen fasha tatimi.

“Duhet të arrihen tre konsensuse të mëdha. Së pari qytetarët që kanë paguar rregullisht duhet të bien dakord që është koha për amnisti. Së dyti konsensusi me opozitën, pasi 10 vite më parë u rrëzua, dhe së treti konsensusi me ndërkombëtarët”, pohon Preçi.

“Nuk duhet të ketë fasha siç e ka përcaktuar qeveria pasi krijohet pabarazi. Duhet të jetë një fashë e vetme e përafërt me atë që është aktualisht”, thotë Muço.

Po ashtu institucioni ndërkombëtar është shprehur kundër edhe amnistisë fiskale. Në deklaratën zyrtare thuhet se vendi nuk është gati për një amnisti fiskale pasi duhen krijuar baza për shmangien e pastrimit të parave.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja