Ana e trishtë e Vildane Zenelit...

Ana e trishtë e Vildane Zenelit...
E kemi parë gjithnjë me foto seksi dhe e rrethuar mes luksit dhe famës, por jeta e modeles me origjinë kosovare Vildane Zeneli, nuk ka qenë gjithnjë kaq e lumtur dhe e suksseshme. Modeles me famë në Amerikë I kanë propozuar të shkruajë një libër autobiografik rreth jetës së saj:

“Shumë njerëz janë të interesuar për historinë e jetës sime para lufte në Kosovë, gjatë luftës dhe se si unë dhe familja ime ia nisëm nga zeroja në Amerikë. Nuk dinim asnjë fjalë anglisht, nuk njihnim askënd. Ishte një vend krejt i ri, kulturë tjetër, njerëz të rinj. Nëna ime u diagnostikua me kancer gjiri, babai bëri një transplant të zemrës, ndërsa mua m’u desh të punoja dhe të përpiqesha shumë që të harroja traumën që kisha kaluar në Kosovë kur isha fëmijë.

Ishte një fillim, vërtet, shumë i vështirë. Po, do të shkruhet shumë për jetën time, por është një libër që flet për mbijetesën dhe ka një kthesë pozitive. Aty do të flas për suksesin tim dhe se si nuk u ndala asnjëherë së punuari për të arritur këtu ku jam sot”,-është shprehur Zeneli për mediat kosovare.







Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit, shërbim për rreth 50 mijë pacientë

VIDEO/ Ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit, shërbim për rreth 50 mijë pacientë