Analistët në Beograd: Serbia ngre në pozicione drejtuese pjesëmarrësit në luftën e Kosovës

Analistët në Beograd: Serbia ngre në pozicione drejtuese pjesëmarrësit në luftën e Kosovës

Njëri nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë është Bozhidar Deliq, gjenerali në pension që ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve. Përveç reagimit nga Kosova, kundër këtij emërimi janë deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi. Aktivistja Natasha Kandiç thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliç.

Gjenerali në pension i cili ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku u ndodhën krimet më të rënda ndaj shqiptarëve, Bozhidar Delliç, tani është një nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë.

Por për aktivistët e të drejtave të njeriut kjo nuk përbën befasi. Sipas Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, zgjedhja e tij i përshtatet kornizës politike te vendit. Kandiq tutje theksoi se ne zonën e tij te përgjegjësisë gjatë luftës në Kosovë janë kryer ndër krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

“Bozhidar Delliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore për më shumë se 450 të vrarë. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngrejë aktakuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, thotë Natasha Kandiq për RTK-në.

Bozhidar Delliq vjen nga grupi i partisë së djathtë NADA. Me herët ka qenë anëtar i partisë radikale dhe i Partisë Progresive te Vuçiqit. Disa here ka qen anëtar i parlamentit. Pasi ne Serbi nuk ka pengesa ligjore për një angazhim të tillë të ish-komandantëve të luftës, pjesëmarrja e tij në jetën institucionale është e hapur.

“Delliq ishte me herët nënkryetar i Kuvendit, kështu që rizgjedhja nuk do të thotë asgjë. Por kur e shikon shumicën ne pushtet dhe diskursin nacionalist që propagandon ajo, nuk ka rëndësi nëse nënkryetari do të jetë Delliq apo dikush nga partia e Vuçiqit, ose nga Partia Socialiste. Ata do të flasin me të njëjtin zë”, thotë Fillip Shvarm, analist politik në Beograd.

Të dënuar për krime lufte ose ata qe ishin komandantët e luftërave, janë pjesë e jetës politike dhe publike në Serbi për një kohë të gjatë. Edhe pse disa organizata joqeveritare kërkojnë që te ndryshohet praktika e tillë, një ndryshim në qëndrimin zyrtar e Serbisë ndaj luftërave te viteve 90-ta, nuk shihet se mund të ndodhë së shpejti./ Marrë nga RTK

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor