Analiza/ 35 mashtrimet më flagrante të Sali Berishës për covid-19 në 3 javë, nga më kriminalet deri tek gënjeshtrat më të trasha

Nuk ka një politikan tjetër në Evropë që prodhon dhe përhap kaq shumë gënjeshtra në një hark të shkurtër kohor dhe në kaq pak fjali që artikulon sa ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërsa paguhet çdo muaj me rreth 700 dollarë nga buxheti i shtetit për shkak të statusit të ish-deputetit, shumë që ndryshe nga ai, shumica e deputetëve të tjerë e kanë dhuruar si formë ndihme ndaj emrgjencës së COVID, Berisha është shndërruar në fabrikën më të madhe dhe të paprecedentë të prodhimit të mashtrimeve, akuzave të rreme dhe trillimeve. Fushata e tij e fundit e dezinformimit lidhjet me situatën aktuale të shkarkuar nga përhapja e koronavirusit.

Kur media i demaskon një gënjeshtër, në vend që të kërkojë ndjesë, ai prodhon me dhjetëra të tjera. Kemi marrë në shqyrtim vetëm disa deklarata të gënjeshtra të Berishës gjatë gjendjes së ‘shtetrrethimit’ nga Covid-19. Berisha përhap dhe prodhon mesatarisht 7-8 gënjeshtra në ditë. Gënjeshtrat vijojnë që nga gjysmë të vërtetat, të cilat kanë efekt më të madh se sa një gënjeshtër e pastër. Por nuk mungojnë as gënjeshtrat serioze, përmes të cilave kërkon të përhapë panik, si për shembull se qindra të sëmurë me Covid 19 do vdesin në shtëpitë e tyre apo se një deputet në Vlorë ka kërkuar që të infektohen sa më shumë njerëz. Pavarësisht përgënjeshtrimeve dhe kallëzimeve ndaj tij, organet ligjzbatuese nuk kanë marrë deri më sot asnjë masë.  Ja një kronologji e deklaratave publike të tij:

-4 prill. “Me qëllim lihen pa zbuluar mbi 1500 % e të infektuarve me covid-19”. E vërteta është se autoritetet shëndetësore testojnë vetëm kontaktet e gjurmuara si dhe ata që paraqesin simptoma serioze, procedura qe zbatohten edhe në Itali dhe në shumicën e vendeve të tjera. Perqindja e 1500% është thjesht një genjeshtër. Në Europë përllogaritet si fenomen normal që çdo 1 i infektuar i zbuluar, mund të ketë 5 të tjerë të pazbuluar, por edhe pa simptoma.  

-4 prill. “Të sëmurët e intubuar mbetën mbrëmë tre ore pa drita. Krim!”. E vërteta është se të sëmurët janë shpërndarë në disa spitale dhe se dritat nuk janë fikur për asnjë sekondë. Gjithë spitalet janë furnizuar me gjenerator, dhe repartet Covid janë fuqizuar me një gjenerator shtesë.  

-3 prill. Sëmundëshmëria më e lartë në botë e personelit mjekësor”. Gjysmë gënjeshtër. Shqipëria nuk ka shënuar asnjë humbje jete në personelin mjekësor. Në vendet e tjera kanë humbur jetën me dhjetëra, dhe perqindja e personelit mjekesor të infektuar për shembull në Itali është shumë më e lartë se sa në Shqipëri   

-3 prill. “Manipulim dhe shpallje e shifrave që dëshiron kryeepidemiologu i Surrelit”. Berisha pretendon se shifrat zyrtare janë manipuluar, por në të njëjtën kohë, duke u bazuar në këto shifra, thotë se ‘Shqipëria ka vdekshmërinë pothuaj dyfishin e rajonit’. Nëse shifrat do të manipuloheshin, pse vdekshmëria qenkërka sipas këtyre shifrave të deklaruara më e larta në rajon?!  

-2 prill. “Mësueseve u mbajnë gjysmën e rrogës njëlloj si narkodeputetëve dhe narkoministrave!”. Nuk ka asnjë vendim për t’u mbajtur gjysmën rrogës mësuesve. Në vendim janë përfshirë vetëm ministrat, kryeministri dhe anëtarët e bordeve shtetërore. Deputetët e PS e kanë dhuruar gjysmën e pagës me vullnetin e tyre. Deputetët e tjerë do e marrin pagën e plotë.  

-2 prill. “Dhjetëra e qindra të sëmurë me covid 19 do vdesin në shtëpitë e tyre apo spitale duke ju mohuar mjekimi”. Përhapje paniku dhe mashtrim. Pikërisht për të evituar një skenar të tillë, Shqipëria po zbatoi e para masat më të rrepta në Evropë, duke kufizuar lëvizjet dhe mbyllur veprimtaritë që diktojnë grumbullime njerëzish. Deri tani kapacitetet te spitalet në Shqiperi, për fat të mirë, janë ende shumë larg nga maksimumi, për këtë nuk ka arsye që të refuzohet shrtrehimi i asnjë të sëmuri.  

-1 prill. APP deklaroi ndërprerjen e të gjitha prokurimeve publike pa asnjë vendim qeverie për të bazuar atë”. E vërtet është se APP, e ka bazuar vendimin në nenin 13 të ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, pas shpalljes nga qeveria të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Neni 13 parashikon qartë kompetencat e APP. Pse është shqetësuar Berisha nga ndërprerja e procedurave të tenderimeve? Cilin tender ka humbur?  

-31 mars. “Leje marrin vetëm narkotrafikantët, por jo ata që duan t’ju çojnë ushqimin gjyshërve të tyre!”. Gënjeshtër. Një nga problematikat e lejes njëorëshe është pikërisht mbipopullimi i tregjeve. Çdo ditë furnizohen me leje dixhitale nëpërmjet E-Albania apo nëpërmjet sms mbi 100.000 veta: sipas Berishës të gjithë janë nakrotrafikantë. 

-31 mars. “Maskat për popullatën mungojnë plotësisht”. Organizata Botërore e Shëndetit nuk ka rekomanduar deri më sot përdorimin e maskave për popullatën e gjerë. OBSH ka paralajmëruar në 3 prill se mund të rishikojë këshillat. Megjithatë problemi i furnizimit të tregut me maskat është një fenomen global me të cilin përballen gjithë vendet e Bashkimi Europian edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës 

-31 mars. “Urdhri çnjerëzor: Ndihmat vetëm për militantet e PS!”. E vërteta është se nuk ekziston asnjë urdhër i shkruar apo verbal, për diferencim të qytetarëve.  

-30 mars‘Policia u merr 200 mijë lekë fermerëve që mos t’i gjobisë”. Gënjeshtër. Policia është përqendruar në zonat urbane. Fermerët vijojnë veprimtarinë si në situatë normale.  

-30 mars. “Kina ofroi miliona maska, qeveria refuzoi”. Deklarata është e gënjeshtër dhe nuk ka as logjikë: para pak ditësh autoritetet shtetërore kanë falenderuar Kinën sepse ka furnizuar thjeshte me 1.000 tampone per analiza. Pse duhet të kishin refuzuar maskat? 

-29 mars. 'Mjekët e Qendrës Kombëtare të Urgjencave maska të skaduara 9 vite më parë'. E vërteta është se që nga 9 marsi qendra e urgjencës ka blerë maska të reja cilësore, përmes procedurave të shpejta, dyditore. Sa i takon pretendimit të 1.2 milionë maskave që kur qeveriste Berisha në 2011, ministrja e Mbrojtjes Austriake, Maria Rauch-Kallat tha se  maskat që janë blerë në vitin 2006 me vit skadence në 2016 janë ende plotësisht të përdorshme. Austria një vend i BE përdorte maska të tilla. Maskat në fakt nuk kanë skandencë për përdorim nga popullata. 

-29 mars. “Mjekët e Qendrës Kombëtare të Urgjencave pa doreza, asnjë dizinfektant”. Gënjeshtër. Dokumentet zyrtare konfirmojnë blerjen e masave mbrojtëse në vijimësi që në fillim të marsit. Vetë mjekët korfimojnë që janë furnizuar me mjete e mbrojtiëse. Po pse Berisha nuk ofrohet vullnetar si mjek që është, dhe nuk shkon personalisht të punojë në spitale për të parë nga afër realitetin? 

-28 mars. “90 ditët e para te epidemisë nuk sollën asnjë maskë apo kostum mbrojtës për personelin mjekësor”. Në Shqipëri pacienti zero u zyrtarizua në 8 mars. OBSH shpalli pandeminë globale në 11 mars. Nuk ekziston epidemi 90 ditë para. Mos harrojmë që vetë Berisha ka promovuar mitingun e datës 2 mars përballë presidencës kur kanë marrë pjesë mjëra njerëz në shesh, ndërkohë që në Itali Coronavirusi kishte filluar si emergjencë 

-27 Mars. “Denoncon se ju kanë ulur pensionet për covid 19”. Gënjeshtër. Pensionet u rritën me 2,3%.  

-24 mars. Në Vlorë deputeti i jep drite jeshile covid19: infekto sa të duash se nuk të gjurmojmë!”. Deklarata është trillim për llogari politike dhe përhapje paniku.  

-23 mars. Për masat kufizuese me akt normativ, Berisha akuzoi qeverinë se po “asgjëson kushtetutën, ligjet, institucionet e vendit”. Kushtetuta në nenin 101, i jep të drejtë qeverisë të nxjerrë akte normative në situata emergjente.  

-22 mars. “Denoncohet fshehja e tre rasteve me koronavirus në Korçë!”. Gënjeshtër dhe përhapje paniku, pasi nuk ka asnjë fakt për fshehje rastesh.  

-19 mars. “Uji fle, mafia e ndërtimit dhe coronavirusi nuk flenë!”. Berisha denonconte vijimin e punimeve në një kantier ndërtimi në Durrës. Punimet në kantierë ndërtimi nuk janë ndaluar. 

-19 mars. “Sarajet e Sulltan Surrelit kanë zëvendësuar kushtetutën, parlamentin, presidentin!”. Berisha citon nenin 179 të Kushtetutës, duke kundërshtuar masat e qeverisë kundër covid-19 me akte normative. Por, neni 179 flet për gjendje lufte dhe jo epidemie.  

-18 mars. Shtetas shqiptarë që vijnë nga Kina dhe kinezë kalojnë nga Aeroporti i Rinasit pa asnjë kontroll”. Gënjeshtër pasi fluturimet ishin pezulluar një javë para deklaratës.  

-18 mars. “Ka importuar rreth 400 copë maska, të cilat u janë shpërndarë narkoqeveritarëve, familjareve të tyre, narkodeputetëve dhe narkozyrtarëve të tjerë”. Gënjeshtër. Stoku i maskave ffp2/ffp3 te ardhur ishte 25 mijë (dhe jo 400), ndërsa u porositën edhe 140 mijë maska te tjera ffp2/ffp3. Për çfarë arsye u duhen këto maska zyrtarëve të mbyllur nëpër banesat e tyre?!  

-17 mars. “Gjatë 70 ditëve të epidemisë në Kinë dhe në Itali, në Shqipëri u bë vetëm një test për koronavirusin”. Berisha flet për epidemi në Itali 70 ditë para 17 marsit, por në Itali të prekurit e parë janë konfirmuar në fund të muajit janar dhe në fillim të shkurtit. Dhe megithate e riperserisim që vetë Berisha (bashke me Lulzim Bashen e gjithe Partine demokratike, Ilir Meta dhe forcat opozitare)  kane promovuar mitingun e dates 2 mars perballe presidences ku kane marre mjiera njerez ne shesh, nderkohe qe ne Itali Coronavirus kishte filluar si emergjenca 

-16 mars. “Urgjenca e QSUT do përdoret për të pritur dhe të sëmurët me covid19!”. Mashtrim. Manaxhimi i te semureve te Covid tashme eshte organizuar, dhe nuk perfshin urgjenca 

-14 mars. “Kur vendi gumëzhinte per vdekjet e para nga koronavirusi, ai mblodhi kongresin famëzi...”. Kongresi i PS zhvilloi punimet nga 28 shkurti deri në 1 mars, ndërsa viktima e parë nga covid-19 në Shqipëri është shënuar në 11 mars. Nderkohe Berisha dhe opozita kane mbledhur mijera njerez ne shesh ne data 2 mars: nese kishte coronavirus ne Shqiperi, ai ishte rast perfekt per te perhapur epidemi 

-13 mars. “Farmacitë drejt kolapsit të plotë!”. Mashtrim dhe përhapje paniku.  

-13 mars. Dhjetëra mijëra familje nuk kanë ujë prej ditëve të tëra për të larë duart”. Deklaratë pa asnjë bazë dhe përhapje paniku.  

-13 mars. “..Deklaron vetëm 3.5 milionë euro për përballimin e pasojave të epidemisë...”. Gënjeshtër pasi akordimi i 3.5 euro nga qeveria për Ministrinë e Shëndetësisë, ishte vetëm një nga vendimet e para në kuadër të mbështetjes financiare për të përballuar luftën lundër covid-19.  

-13 mars. “Raste me coronavirus në Burgun e Reçit!”. Gënjeshtër. Asnjë rast me covid-19 nuk është shënuar deri tani në burgje në Shqipëri.  

-13 mars. “Mjekët e familjes në vend që të merren me luftën kundër epidemisë së koronavirusit, detyrohen vrapojnë tërë ditën pas Çekapit”. Gënjeshtër pasi mjekët e familjes nuk kanë lidhje me Çekapit. Procedurat e çekapit jane pezulluar nga qeveria qe nga fillimi e epidemise 

-13 mars. Testet për koronarovirus administrata e spitalit Durrësit i mban për vete”. Gënjeshtër. Për çfarë u shërbejnë testet administratës, kur tekstet bëhen vetëm në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë?!  

-12 mars. “Durrësi riprodhoi në mënyrë identike vatrën e rrezikshme të spitalit të Italisë së Veriut...”. Gënjeshtër dhe përhapje paniku. Durrësi ka 41 të infektuar nga 361 në të gjithë vendin. Shifrat rrëzojnë pohimin e Berishës.  

-9 mars. “Sot nga zona e kuqe e Italisë ka ardhur një avion plote pasagjere, ndër të cilët edhe të dyshuar për koronavirus”. Fluturimet me zonat e prekura në Itali janë anuluar që në 8 mars.  

-9 mars. Berisha publikon një video, për të treguar gjendjen e tek ‘infektivi’ në Tiranë, ku shfaqeshin mjekët duke kërcyer. Video ishte një mashtrime dhe përpjekje për denigrim. Nga verifikimet, pamja nuk kishte asnjë lidhje me mjekët shqiptarë, pasi videoja ishte bërë në një spital në Iran.  

d.ba.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhej të hiqeshin kufizimet në zonat e kuqe dhe të hapej edhe fundjava?

Komento

Komente

  • Erik: 07/04/2020 13:41

    Po nuk vdiq ky virus qe prej 30 vitesh helmon dhe vdes shqiptaret, nuk sherohet dot as PD.

    Përgjigju
  • Jim me: 07/04/2020 09:55

    Ky Korone ne vete ngaqe I Ka lyer duart me gjak cdo here qe ishte ne pushtet do patjeter gjak se I Jan thare duart, per I gjo nuk po e kuptoj kte qeveri si ka mundsi kjo kryese shtazore ose Gorrille vazhdon akoma te jet I lire.Turp.Turp

    Përgjigju
  • Karadakliu: 07/04/2020 09:16

    Ky njeri e mashtron dhe e genjen veten,tash 30 vjet ne politike, se sa e ka mashtruar e genjyer kur ishte ne studime e univertsitet, kjo dihet e njihet mire.

    Përgjigju
  • Iris: 07/04/2020 05:32

    Ah,more S.Berisha si je bere.Ku vajti,ku perfundoi dr.Berisha ,I druajtur qe vinte I ftuar te emisioni /Trupi & shendeti / I dr.Flamur Topit?!

    Përgjigju
  • Franci: 07/04/2020 00:49

    Nuk e di çfare faktesh te tjera i duhet SPAK- ut ???? Mqse dhe SPAK do te veproje keshtu me frike e pa inisiative njelloj si drejtesia qe kishim dje atehere perse u krijua ? Nje individ qe deklaron ne studio qe kam vrare dhe do vrisja jo 4 por edhe 400 biles edhe ai vete me pistolete ne dore krahas 4 snaipereve ? Nje njeri qe genjen e hap panik ne kohe lufte dhe SPAK nuk e therret ne pyetje te pakten per ti shtene friken e per ta frenuar ! Nje pyetje per kryetarin dhe anetaret e SPAK : Jeni krijuar per te bere drejtesi te re per njerezit e thjeshte...me prejashtim te politikaneve edhe nqse ata vjedhin, perhapin panik apo vrasin qytetare te pafajshem shqiptare ??????????

    Përgjigju
  • O tej: 06/04/2020 23:09

    Kafsha me emer Berishe duhet izoluar

    Përgjigju
  • Taulanti: 06/04/2020 23:02

    Duhet Me cdo kusht qe ed Rama duhet ta rrasi mrena Berishen ta bej njelloj si e bonte I jati ne kohen Enverit

    Përgjigju
  • karlos: 06/04/2020 22:55

    nese ne Shqiperi ka drejtesi, nje dite ky monstrum do duhet te denohet.

    Përgjigju
  • Renato BEGA: 06/04/2020 22:50

    Po ca mereni me kete plak matuf akoma.lereni ne vetmi se ashtu do vdesi nga indiferenca ky palaco

    Përgjigju
  • Luli: 06/04/2020 21:50

    Po lene more legenin po ska shtet se ai duhet me qene ne burg nga mor.

    Përgjigju
  • Sifi: 06/04/2020 20:26

    Dhe megjithate vazhdon prej 30 vjetesh kete zanat dhe eshte i lire . Shteti nuk vepron se ky njeri duhet te pergjigjet sipas ligjit per perhapje paniku.Platfirma e tij eshte shpif se populli do me besij.Mbajeni dhe ti besini.Ky eshte virusi qe po shkayerron shtetin orej 30 vjetesh megjithse mjek shume i njohur

    Përgjigju
  • maxx: 06/04/2020 20:20

    eshte pjes e punes se tije qe paguhet .shume mire madje ..turp turp per nje plak matuf.vdeksh ishalla.ose me mire me vete do i maresh te gjitha o SALI BERISHA.BEJ NDONJE GJE NDIHMO DIKE NESE E VERTETON QE DON TE NDIHMOSH NJEREZIT.ME KTO LAJME TE RREME.

    Përgjigju
  • Po cfar mereni: 06/04/2020 20:01

    Me Berishen nje gelbazen nje zorre bythe

    Përgjigju
  • peoples: 06/04/2020 19:57

    Eshte kohe lufte fakte keni plot Rraseni ne burg kriminelin.,apo nuk keni kellqe.Ka 30 vjet qe e bloi kete vend.E shkaterroi.Nuk matet njeri me te se ka parane.

    Përgjigju
  • Demir: 06/04/2020 19:40

    Sa mire i ka fut lupen gazetari deklarimeve apo publikimeve te Saliut? Nje me nje i ka argumentuar pamvaresisht se pjesa derrmuese e argumenteve eshte kot. Saliun e karakterizon perdorimi i informacionit publikuar nga pale te treta duke e shfrytezuar per propoganden e vet. Pra ai kap nje lajm dhe e tjerr a thua u be nami. Por te thuash genjeshter a manipulim ?! Ah, e tille eshte deklarata e Rames se ishte arrestuar dikur. Jo nga pale te treta por vetedeklarim. Me kete te merret gazetari i perndritur.

    Përgjigju
  • Zani: 06/04/2020 19:34

    Arrestojeni kriminelin e tropojes...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 06/04/2020 19:31

    Berishes duhet ma ja shkerdhy robt

    Përgjigju
  • Hahahaa: 06/04/2020 19:27

    Po ky ka 30 vjet qe na mashtron.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 06/04/2020 19:22

    O Sali Berishes ti merrni te keqen ju te gith

    Përgjigju
    • Saleh Kerma: 06/04/2020 19:53

      Yt ta [email protected] çeçenin e doses Shiqere

    • Vucicdoli: 06/04/2020 19:51

      te 10fte saliu ne goje, se sipas teje 10jet mjalt salehu

  • shqiptari: 06/04/2020 19:12

    O karlo Bolino dhe gazetaret e tij, demaskojeni kete qen serbi dhe mos i lini manget asgje. Nuk ka gje se ju versul qim Peken, dhendrrin tullac, paloqen dhe gjithe loqet paloqe qe behen perhere e me pak. I njofin shqiptaret te gjithe keta qena bir qensh dhe koha do ti coje si vemje apo si foto prehistorikesh ne Bunkart.Aman o Karlo se vetem ti ja mat festen si duhet ketyre neandertaleve. Me keni knoq me kete shkrim

    Përgjigju
  • Faisbe: 06/04/2020 19:08

    Termeti nentorit dhe situata e rende aktuale me Covid-19 ka krijuar nje mjedis disi qetesues per politikanet tane te korruptuar,si ata ne pushtet dhe ata opozitare,te cilet po enderrojne se do ti shpetojne BASTIT AMERIKAN-EU apo siç duan te thone,se do ta fitojne kete BAST.

    Përgjigju
  • Ceco me Bixhak: 06/04/2020 19:03

    Berisha duhet rjepur igjalle me bixhak ti hidhet dhe kripe mbi trup atehere do biem qetesi

    Përgjigju
  • Dangellia: 06/04/2020 19:02

    Pffffff copa e mutit ... Ik vri vten o i cmendur mallkimi do te ndjek edhe ne var hajdut_vrases_trafikant droge e femrash mallkimi me i madh i popullit shqiptar ke 30_vjet qe je njgjitur si muti pas kepuce ptuuuuu kufome .....

    Përgjigju
  • Maxi: 06/04/2020 19:01

    Se kuptoj përse Berisha këto kohët e fundit është shumë i tërbuar ... Vetëm mashtron dhe kërkon kryengritje,,, mos vallë i kanë kopsitur ndonjë dosje me përmbajtjet e zeza që ka bërë???

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/04/2020 18:58

    Ku është SPAK-u ...?

    Përgjigju
  • Eri: 06/04/2020 18:48

    Saliu eshte korona 30 vjecare e Shqiperise. Beni mire qe i demaskoni mashtrimet.

    Përgjigju
  • Tosi: 06/04/2020 18:47

    Ky duhet arrestu e kalb ne burg si shum shoke ti tij neper bote . Gjynah te jetoj e te vdese pa i hy gjemb ne kemb per te gjitha ato poshtersi qe i ka ber ketij populli .

    Përgjigju
  • KRYEKRIMINELI SHQIPRIS: 06/04/2020 18:44

    Shikoni se çfar bajge është qeni ngordhur salhe. Ky maskara burec vetëm gënjen e vetë përhap panik. Po si sdoli një burr ta vrasi ktë qen të tërbuar që është armiku më i madh i Shqiptarve. Ndoshta ndonjëri do pyesi pse se vret ti un jam grua e sa për dijeni sdo më dridhesh dora ta vrisja një flliqsir të till.

    Përgjigju
    • Alda: 06/04/2020 19:37

      Çmereni me një të çmendur .



×

Lajmi i fundit

John

Covid-Franca u bën thirrje qytetarëve t'i kalojnë pushimet verore brenda vendit