Analiza, 99% e të vdekurve nga COVID në Itali ishin të pavaksinuar

Analiza, 99% e të vdekurve nga COVID në Itali ishin të pavaksinuar

Foto nga protesta

Një analizë e kryer së fundmi tregon se pothuajse të gjitha vdekjet nga COVID në Itali janë shënuar te pacientë të pavaksinuar.

Sipas analizës së Institutit të Lartë të Shëndetit 99% e të vdekurve nga shkurti nuk kishin marrë asnjë dozë vaksine ose vetëm njërën dozë. Kjo ka qenë e pamjaftueshme për të krijuar imunitet ndaj COVID.

Pjesa tjetër e viktimave që i bie 1%, kanë ndërruar jetë për shkak se ishin në moshë të madhe, ishin në fazë të fundit të virusit ose vuanin nga sëmundje shoqëruese. Nga 423 të vdekur që janë marrë në analizë, vetëm 70 ishin të vaksinuar. 

Ndërkohë me mijëra persona të mbledhur dy ditë më parë në sheshin e famshëm “Popolo”, ndër më të frekuentuarit në kryeqytetin Romë të Italisë, brohoritën vazhdimisht fjalët “Liri, Liri” e “Jo Pasaportës së Gjelbër”, si dhe ngritën pankarta me mbishkrimet “Jo Diktaturës” e “Rroftë Kushtetuta”. Në shumë qytete të Italisë qytetarët protestuan vendimin për të imponuar “Pasaportën e Gjelbër”, dokument që kushtëzon lirinë dhe veçanërisht hyrjen në aktivitetet sociale në shkallë vendi me vaksinimin antiCOVID, testimin negativ apo shërimin nga sëmundja.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

VIDEO/ Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë