Nëse do të kishte një rrugë në të cilën kryeministrin Edi Rama zor se do ta shihnim të defaktorizuar është ajo e ndikimit që ai ka në rrjetet sociale. Një pikë e fortë e tij e ndërtuar me kalimin e viteve, (por edhe e lindur deri diku) për të prodhuar debat dhe për të qenë po aq aktiv në atë që sot quhet audienca në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama rezulton sot të jetë lideri më aktiv në botë në rrjetin social Facebook, bazuar në numrin e popullsisë që përfaqëson secili lider i përfshirë në renditje. Analiza është bërë nga “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital.
Metoda e përdorur nga Blerim Gjeladini drejtues i kësaj kompanie është bazuar në tre elemente: 1) Numri total i ndjekësve të faqes; 2)Totali i reagimeve në çdo postim dhe 3) Numri total i popullsisë “Terra data marketing” ka publikuar një tabele ku kryeministri Edi Rama renditet i pari i rankuar bazuar në elementet e mësipërm (totalin e ndjekësve, totalin e reagimeve në postime dhe numrin e popullsisë).
I dyti pas tij renditet ish-kryeministri italian për tre vjet Giuseppe Conte, Benjamin Netanyahu i treti, Recep Erdogan i katërti.
Në 10-shen e liderëve më të rankuar renditet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në tabelën e dyte të publikuar (ngjitur të parës) nga “Terra Data” është bërë renditja e totalit të ndjekësve dhe numrit të popullsisë.
Edi Rama rezulton sërish i pari. Në të dyja matjet, Edi Rama, Giuseppe Conte dhe Benjamin Netanyahu janë në krye të listës së liderëve botërorë më të ndjekur në Facebook. Sipas analizës së Terra marketing, çdo qytetar mbi 18 vjeç ka reaguar direkt ose indirekt të paktën 7 herë në vit në postimet e Edi Ramës./Si
Renditja e liderëve Botëror sipas ndjekësve në Facebook
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16%
-
Të vogla
67.5%
-
Nuk e di
16.5%
Vota total: 787
Lajme të tjera
-
Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?
28 Mars, 21:32
-
Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës
28 Mars, 20:51
-
Olsi Rama hedh poshtë akuzat për lidhjet me drogën: Vijnë nga një i paburrë, kanakar i sharlatanit famëkeq! Teatër kukullash
28 Mars, 20:48
-
Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’
28 Mars, 19:10
-
PS kërkesë për ngritjen e komisionit kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje! Rama: E rëndësishme të ecim përpara me shpejtësi
28 Mars, 18:47
-
‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!
28 Mars, 15:43
-
Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike
28 Mars, 14:23
-
Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të arrijnë 4 mld euro investime të huaja
28 Mars, 13:19
-
'Tirana nga ajri', ndryshimi përmes një dokumentari! Alket Islami: Ta shohin brezat e rinj si ka qenë! Rama: Do jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit (VIDEO)
27 Mars, 19:05
-
Rama: Bizneset, me hir apo pa hir, do financojnë arsimin profesional! Na duhen punonjës të kualifikuar me paga dinjitoze
26 Mars, 14:06
-
Vlora nis rrugëtimin si 'Qyteti Europian i Sportit 2024'
25 Mars, 20:35
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars, 15:56
Na merzitet me keto lajme. U bene me keq se kur qeveriste Berisha. Kaq ndjejes kaq klikime. Turp per zotin. Nje indikator i tille ne fakt eshte nje lajm i keq pasi tregon qe ne vend te merret me pune, kryeministeri e shperdoron kohen ne celular. Me keq se femijet.
Përgjigju