ANALIZA/ Përballjet e PS, PD e LSI në qarqe: Cila prej skemave do të ketë sukses dhe sprova për Bashën

ANALIZA/ Përballjet e PS, PD e LSI në qarqe: Cila prej skemave do të ketë sukses dhe sprova për Bashën

PS, PD dhe LSI

Aty ku gara do të jetë më e fortë, tek tre partitë që do të dalin me listat e tyre, PD, PS dhe LSI, zgjedhja e drejtuesve nëpër qarqe ka përfunduar. Partia Socialiste e ka formatuar ekipin prej kohësh duke blinduar qarqet me emrat kryesore në PS shumica, prej tyre ministra dhe të regjur tashmë me fushatat elektorale.

Në anën tjetër PD-ja ka ndjekur një taktikë tjetër. Për herë të parë, Lulzim Basha ka futur emra nga bota akademike pa përvojë partiake që kryesojnë qarqe të rëndësishme, të paktën për PD-në.

Vlen të përmendet emri i Mark Markut në qarkun e Lezhës ku PD-ja synon të rikuperojë, qarkun e Beratit me Tomor Alizotin edhe ky i papërvojë në drejtim fushate, dhe Arben Çejku ish-diplomat në qarkun Kukësit. Për herë të parë si drejtues fushate, Basha ka caktuar edhe ish-deputetin Helidon Bushati për qarkun e Shkodrës.

Ndërsa nga LSI-ja nuk shihen surpriza. Kjo forcë politike ka shtrënguar radhët tek të vetët pas largimit të Nasip Naços pika kyçe e LSI-së për Beratin. Qarkun Berat nga LSI-ja do e kryesojë Ardit Çela.

Garë e fortë mes PD-së, PS dhe LSI priten në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në Tiranë, Basha është shprehur se do ta kryesojë vetë listën e PD-së.

Nuk dihet nëse në këtë listë do të përfshihet edhe ish-kryeministri Sali Berisha apo do të zgjedhë qarkun tjetër Shkodër.

Në anën tjetër, prej kohësh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një fushatë represive duke atakuar thuajse në çdo takim kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ish kryeministrin Sali Berisha dhe LSI-në.

Në Elbasan gara është e fortë mes Gazmend Bardhit, Taulant Ballës dhe Monika Kryemadhit të tre figura politike me peshe në partitë e tyre.

Durrësi është një tjetër qark ku PD-ja do të përfaqësohet me Edi Palokën dhe Agron Dukën. Nga PS-ja prej kohësh fushatën po e drejton Adrian Çela, ndërsa në hije po punon edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Qarku i Vlorës pritet të jetë e fortë brenda opozitës. PD-ja në këtë qark përfaqësohet me Bujar Leskajn, ndërsa Astrit Patozi koordinator i “Bindjes Demokratike” mund të vendosë emrin e Ardian Kollozit, vite më parë, kandidat i PD-së për postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës.

Një përballje interesante, shihet edhe në Shkodër, mes PD-së dhe partisë më të re “Lëvizja për Ndryshim” e Jozefina Topallit.

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, është shprehur se do të garojë në Tiranë dhe në Shkodër.

Shkodra është pika e saj e fortë, ku ajo pretendon të marrë mandatin e deputetes. Në Shkodër, PD-ja do të kryesojë listën me Helidon Bushatin i cili pretendon që të marrë 7 deputetë për PD-në në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PD mori vetëm 5 deputetë.

…Në të gjitha qarqet ekipet drejtuese janë formatuar tashmë.

Ajo që pritet të shihet është se cila prej taktikave do të ketë më shumë sukses, ajo e Ramës me figura krejtësisht politike, ajo e Bashës me figura të alternuara, sa PD-ja do të mund të ruajë votën brenda radhëve të saj, si rezultat i partive të reja të djathta, dhe një matje force për LSI-në nëse do të mundet të ruajë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara apo do të ketë rrjedhje votash krahas fenomenit që po i ndodh me largim njerëzish.(SI)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë