Analizë: 13.6% më pak vdekje rrugore këtë 4-mujor (ose 30.5% më pak, nëse s’llogariten 10 vdekje që s’ishin realisht vdekje rrugore) (VIDEO)

Edhe pse numri i automjeteve aktive me targa shqiptare ishte këtë katërmujor rreth 7% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë; edhe pse numri automjeteve me targa të huaja që u futën në Shqipëri ishte këtë katërmujor rreth 26% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë; numri i vdekjeve rrugore, sidoqoftë, u ul plot 13.6%!

Konkretisht, në katërmujorin e parë të vjetshëm u regjistruan 59 vdekje rrugore. Kurse në katërmujorin e parë sivjet u regjistruan 51 vdekje rrugore (pra, 13.6% më pak). Por në 51 vdekjet e sivjetme rrugore përfshihen edhe 8 viktimat e Këlcyrës, që duhen konsideruar viktima të një akti kriminal, e jo të një aksidenti rrugor – drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar arrestimit nga policia, mori në qafë veten dhe 7 emigrantë ilegalë, duke e bërë Benzin e tij një raketë fluturuese drejt lumit Vjosë!

Gjithashtu, edhe 2 viktimat e zetorit që shkoi drejt e në kanal në Laç nuk duhen konsideruar viktima të një aksidenti rrugor (gjykoni vetë nga video bashkagjitur në krye të shkrimit).

Në qoftë se zbresim 8 viktimat e Këlcyrës dhe 2 viktimat e zetorit në Laç, vijmë tek shifra reale e vdekjeve rrugore – vetëm 41 këtë katërmujor. Pra, 30.5% më pak se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shënim: Vdekjet e kalimtarëve/biçiklistëve/motoçiklistëve vazhdojnë të përbëjnë një shqetësim tejet serioz, që ende nuk është adresuar! 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë

Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë