Andi Lila flet si ministër sporti i PD-së: Ja programi, do jetë objektiv i politikës së re

Andi Lila flet si ministër sporti i PD-së: Ja programi, do jetë objektiv i politikës së re

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila, i propozuar si kandidat për deputet për PD në Tiranë, duket se ka shpalosur programin për sportin që kur të vijë opozita në pushtet do të jetë objekti i politikës së tyre.

Ai shkruan se vendit i duhet një ministri e sportit që të përshtatë politikat dhe direktivat e BE për përmirësimin e sportit dhe akteve ligjore të federatave sportive.

 “Objektivi e politikës së re për sportin: krijimi i Ministrisë së Sportit.

Ministria e sportit duhet sepse:

1-Duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit.

2-Duhet të koordinojë punën me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptarë (KOKSH) dhe Federatat sportive për përmirësimin e cilësisë sportive në Shqipëri.

3-Do të jetë struktura e cila do të përcjelle vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti. Në këtë mënyrë çdo nisëm ligjore e qeverisë do të marrë në konsideratë edhe interesat e sportit.

4-Do të ndihmoj në përmirësimin e akteve ligjore të federatave sportive.

5-Do të kontribuoj në forcimin e luftës anti-doping me ngritjen e laboratorëve të specializuar.

6-Do të ndërtoj politika të qarta për të favorizuar sportistët elitar më qëllim që të mos largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë vende të tjera.

7-Do të mbikëqyrë rreptësisht ngritjen e KAS-it Shqiptar nga KOKSH me qëllim ky organizëm gjyqësor që ti shërbej dhënies së DREJTËSISË”, shkruan Lila.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • o andi: 26/01/2021 18:58

    po ti nuk di te lidhesh dy fjale e tani na dilke politikan e i mencur.ti vetem kepucet e spotit dije te lidhje...dmth ishin me ngjitese por tani mos bjer viktime e politikes. nje sindakalist qe do te behet deputet ....sikur esht qe delja te kandidohet per kapo e grupit te ujqerve po ik o koqe e shijo leket e meru me sportin se nuk je ti per kete pune

    Përgjigju
    • Tirona: 26/01/2021 21:49

      O andi! Ska mo leke se ato leke sa ka bo ky se me ekipe te dores trete ka lujt, ja ka honger dhe po ja ha vila qe ka bo, se dbojsh nje vile te tille sic e ka bo ky duhet me e mirbajt gjithe kohen por leke ska mo dhe thote po i hyj politikes qe tfitoj nai gjo, po ky harron se ska mo hajde qofte tek daja se ato qe i hyjne politikes tani ta pysin mire sumen se e kone SPAKUN gjithe diten para e mbrapa.

  • Arben: 26/01/2021 14:06

    O Andi po ti cdo me keta te PDs?

    Përgjigju
  • lorna: 26/01/2021 14:01

    BIR NONA VET SA QIFT I BUKURRRRR...O MOJ E MJERA SHQIPERI !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid