Andoni: Shqipëria në zgrip, Basha në tur dëgjimi

Andoni: Shqipëria në zgrip, Basha në tur dëgjimi

Aksioni për prishjen e ndërtimeve ka kulmuar të martën, kur IKMT ka nisur prishjen e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit. Edhe pse nga specialistët thuhet se ato i hapin përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku, për publikun ka shkaktuar një zhgënjim të madh me politikën. Fillimisht me kryeministrin aktual, Edi Rama, që i la për muaj më radhë banorët e Astirit në një protestë që nuk do kishte askurrë një përgjigje pozitive dhe për pasardhësit e tij që i lanë megjithëse një pjesë ndërtuan pa leje. Dhe, së dyti me Opozitën dhe kryetarin e saj aktual, që kishte deleguar dhe deputetë dhe e përdori për “Çështje” të vetën, por që në momentin e fundit, bash kur Opozita duhej atje, u ndje thjesht sesa i dobët ishte zëri i saj.

Ky zë i dobët ka lodhur edhe zërin e opozitës së bashkuar shqiptare teksa Lulzim Basha, kreu aktual i PD-së është i bindur se do të jetë shumë shpejt në pushtet. Këtë e shfaq me gjuhën e trupit dhe me të gjithë mjetet e komunikimit.

Veçse turi i stërpërsëritur drejt vendit thjesht po zgjat këtë agoni, sepse problemet e shqiptarëve dihet ndërsa tashti duhet realisht të parashtrohet një zgjidhje. Nuk dinë dot të japin përgjigje dhe aleatët e zotit Basha që nuk e kuptojnë këtë letargji të gjatë por më shumë mënyrën e të bërit opozitë prej tij. A është kjo shenjë, që ata do jenë thjesht zgjatime dhe do t’u mbyllet goja me nga një post në momentin e duhur? Me shumë gjasa po. Atë që e bëri zoti Rama është gati e gatshme për të, pra erdhi në pushtet dhe zgjodhi njerëzit e tij, ashtu si në këtë kohë, Basha po kolaudon grupin e vet besnik. Por, ndërsa Rama kishte përballë një personazh që mbarte historinë si Sali Berisha, Lulzim Basha është në historinë politike shqiptare thjesht e rastësisht si pjesë e konjukturave dhe kurrë e meritokracisë.

Kurrë më i lodhur, më i pashpresë nuk ka qenë ndonjëherë elektorati i Djathtë, sesa në këtë segment bajagi të gjatë me zotin Basha. Dhe, për të mos mjaftuar e gjitha kjo, ka treguar dhe ai sensin e tij, që nuk do t’i shpëtojë ritmit të pasunarëve shqiptarë. Ende pa ardhur në pushtet është përfolur për një vilë, në zonën VIP, për të cilën jepte përgjigje belbëzuese përballë gazetarëve.

Shqipëria është e stërlodhur me Edi Ramën dhe me të gjithë aksionin e tij politik, me paditurinë jo pak të vogël të gjithë shpurës së tij, por me të gjithë hapësirën e premtimeve dhe atyre që duhej të realizonte, ndërsa tashmë është përballë dikujt që me sa duket do t’i dhurohet pushteti për të na zhgënjyer sërish. Por, fillimisht edhe “Fati” duhet të bindet nëse do t’i afrohet njeriut që e ktheu në kaos politikën e vendit tonë, duke ia zgjatur karrierën politike Edi Ramës dhe atëherë kur ishte e pamundur. E për këtë duhet pritur, të vendosë nëse Fati do të ikë prej…kryeministrit aktual. (Javanews)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA