Andrew Tate dhe i vëllai mund të ekstradohen në Britani pas akuzave për përdhunim dhe trafik njerëzor

Andrew Tate dhe i vëllai mund të ekstradohen në Britani pas akuzave për përdhunim dhe trafik njerëzor

Andrew Tate

Personazhi kontravers Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan mund të ekstradohen në Britani, pas vendimit të gjykatës rumune. Andrew dhe i vëllai akuzohen për trafikim të qënieve njerëzore dhe për agresion seksual. Ata u arrestuan fillimisht në Rumani në dhjetor të vitit 2022.

Së bashku me vëllanë dhe dy të tjerë dyshohen se kanë kryer trafikim me njerëz në Rumani, por edhe në shtete të tjera duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike kanë lëshuar dy urdhër-arreste për Andrew dhe Tristan, të cilat janë zbatuar nga autoritetet rumune. Dy vëllezërit kanë mohuar akuzat e bëra ndaj tyre duke thënë se janë të pafajshëm dhe çdokush mund ta shoh këtë. Megjithatë Gjykata e Apelit në Bukuresht aprovoi ekstradimin e vëllezërve të kërkuar nga policia e Berdforshire.

Sipas përfaqësuesve ligjorë të vëllezërve bëhet fjalë për akuza për përdhunim dhe trafik njerëzor në vitet 2012-2015. Por ata shprehin mirënjohje ndaj gjykatës që e ka shtyrë për momentin ekstradimin e tyre në Britani, që vëllezërit të kenë mundësi të bëjnë mbrojtjen e tyre.

Vëlllezërit janë arrestuar fillimisht në dhjetor 2022 dhe u vunë më pas në masën e arrestit shtëpiak. Por u liruan nga kjo masë në gushtin e shkuar dhe e drejta e tyre kufizohej për të mos dalë nga Rumania.

Andrew Tate ka përsëritur së prokurorët nuk kanë asnjë akuzë kundër tij, por bëhen përpjekje vetëm për ta heshtur atë.  

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore, por ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera

'Aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore, por ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera