Një gjykatë rumune ia zgjati influencuesit kontrovers të rrjeteve sociale, Andrew Tate, arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera. Ai u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht, në dhjetor të vitit 2022.
Më 31 mars, pas një vendimi të gjykatësit rumun, ai u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Ende nuk janë ngritur akuza kundër vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që janë arrestuar bashkë me ta.
Megjithatë, prokurorët po i hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara të trafikimit njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të grave. Vëllezërit Tate i kanë hedhur poshtë këto pretendime.
Dy bashkëpunëtorët, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, u transferuan gjithashtu nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 31 mars. Të katërtit u urdhëruan të qëndrojnë në banesat ku jetojnë, derisa nuk kanë leje gjyqësore për të dalë.
Është e paqartë nëse edhe bashkëpunëtorëve të tjerë u është zgjatur arresti shtëpiak të premten. Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet. Përmbajtja e tij është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1297
Lajme të tjera
-
Forcat ruse nisin sulme në zonën kufitare me Rumaninë
26 Shtator, 11:50
-
Si e përjeton luftën fshati rus në Rumani
15 Shtator, 11:50
-
DËSHMIA/ 'Kosova është Serbi' në stadium, policia rumune lejoi futjen e pankartës së huliganëve (VIDEO)
14 Shtator, 14:42
-
Huliganët e Rumanisë fërshëllyen dhe thirrën 'Serbia' gjatë himnit të Kosovës, përshëndetja epike e Samir Ujkanit (FOTO+VIDEO)
13 Shtator, 10:33
-
Rumania me plan për pranimin e më shumë drithërave nga Ukraina
8 Shtator, 13:36
-
Droni rus në Rumani, Stoltenberg: Nuk ka sulm të qëllimshëm, hetimet janë në vazhdim e sipër
7 Shtator, 11:39
-
Presidenti rumun: Sovraniteti i një vendi të NATO-s është shkelur
6 Shtator, 16:42
-
Presidenti i Rumanisë: Ukraina u sulmua shumë pranë kufirit rumun
5 Shtator, 21:37
-
Darka ballkanike në Greqi, Mitsotakis pret politikanen e parë që mbërriti në Greqi! Detaje nga mbledhja me liderët e Ballkanit Perëndimor
21 Gusht, 12:06
-
‘Vetëm se jam vajzë’ gazetarja në Rumani rrëfen valën e ngacmimeve që e përndoqën pasi botoi një artikull
19 Gusht, 21:26
-
Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e eksporteve të grurit
18 Gusht, 19:31
-
Rumania dënon sulmet e Moskës në portet ukrainase në Danub
16 Gusht, 16:21