Anëtari i klanit 'Duka' duhej të ishte në shtëpi, por lëvizte me pistoletë në qendër të Durrësit

Anëtari i klanit 'Duka' duhej të ishte në shtëpi, por lëvizte me pistoletë në qendër të Durrësit

Elvis Gaçaj, person që konsiderohet nga policia e Tiranës si shpërndarësi kryesor i kokainës në kryeqytet dhe pjesë e klanit “Duka”, është arrestuar në Durrës falë një operacioni të kryer nga policia e këtij qyteti. Gaçaj njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është dyshuar si pjesë përbërëse e skuadrës 9 anëtarëshe, që morën pjesë në gjurmimin dhe më pas vrasjen e ish-efektivit të policisë së Tiranës, Santiago Malko. Arrestimi i Gaçaj është kryer në mesnatën e djeshme në bulevardin “Taulantia” në Durrës, ku forcat e policisë kanë kapur Gaçaj nën shoqërinë e të dashurës së tij dhe shokut Klajdi Driza.

“Shqiptarja.com” mëson se në momentin që Gaçaj është arrestuar nga policia, ai duhet të ishte në banesën e tij, pasi gjykata e Tiranës dhe më konkretisht gjyqtari Kastriot Gramshi, kishte vendosur për Gaçaj në datën 11 prill 2019 masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. Por ndryshe nga sa ka vendosur gjyqtari Gramshi, Gaçaj nuk ka qëndruar në shtëpinë e tij që ndodhet në rrugën Dora Distria në kryeqytet,por ka thyer vendimin e gjykatës, duke dalë jashtë shtëpisë dhe i armatosur rëndë. Gaçaj, u dyshua nga policia e Tiranës si pjesëmarrës në atentatin me disa plumba ndaj Santiago Malkos, shokut të Ervis Martinaj në 27 gusht 2019 të ndodhur në zonën e Porcelanit.

Por këto dyshime u rrëzuan nga prokuroria, kur ajo nuk përfshiu emrin e Gaçajt në listën e personat që kishte kërkuar për arrestimin nga policia. Kështu që Gaçaj ka vazhduar jetën e tij i qetë dhe pa u shqetësuar nga askush dhe duke mbajtur edhe pistoletën moderne në brez së bashku me 26 plumba të kalibrit 9mm. Arma e zjarrit prodhim Çek, është gjetur dhe sekuestruar në rrugë nga policia e Durrësit dhe jo në makinë apo në trupin e tre personave të ndaluar. Kjo pasi, njëri nga personat që ndodhej në makinë sapo ka kuptuar që po ndiqej nga policia,ka hedhur nga dritarja pistoletën dhe dy karikatorë dhe mjeti është larguar me shpejtësi. Një patrullë policie i është vënë nga pas mjetit tip BMË, duke i bërë herë pas here thirje të qëndrojë por në fakt automjeti ka vijuar të eci me shpejtësi, deri në një moment kur, është bllokuar dhe nga një makinë e dytë policie. Në pranga kanë rrënë Elvis Gaçaj, Klajdi Driza dhe e dashura e Elvis Gaçaj.

Të tre së bashku janë marrë në pyetje në polici dhe askush nuk ka pranuar autorësinë e armës së hedhur nga makina dhe dy karikatorëve të mbushura me fishekë. Sipas policisë njëri nga këta tre persona e ka pasur armën, por asnjëri deri më tani nuk ka ka marrë autorësinë e saj. Policia ka ngritur dyshime të forta se armën e ka pasur Elvis Gaçaj, por pritet që në ditët në vijim të qartësohet plotësisht dhe personi që ka pasur armën. Momentalisht ndaj Gaçaj është ngritur akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municioneve”. Ndërsa për Klajdi Drizën është ngritur akuza e “Mosbindjes ndaj urdhrit të policisë dhe “Moskallëzim krimi”. E njëjta akuzë është ngritur edhe për të dashurën e Gaçaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona