Anëtarja e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Manjola Kajana betohet para Presidentit Ilir Meta.
Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Prokurorja Manjola Kajana u betua.
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha ajo gjatë betimit.
Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.
Me Manjola Kajanan shkon në 13 numri i prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga 15 vende gjithsesj. KPA e konfirmoi në detyrë, pas kalimit të dy shkallëve të Vettingut. Më 10 korrik, KPA ka sqaruar se gjatë këtij hetimi gjyqësor, nuk u evidentua asnjë indicie, qoftë edhe minimale, për përfshirje të saj në aktivitete të papajtueshme me detyrën e magjistratit. Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Manjola Kajanës më 2 gusht të vitit të kaluar, për shkak të problemeve me pasurinë.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.8%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1200
Lajme të tjera
-
Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të
19 Prill, 12:58
-
'Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë!' Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime (VIDEO)
19 Prill, 12:30
-
Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve
19 Prill, 10:51
-
Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
19 Prill, 09:21
-
Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?
19 Prill, 08:40
-
Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën
18 Prill, 21:26
-
Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Nisi për atë paçavuren e kallëzimit për përgjimet! E gënjejnë një grup njerëzish që nga rrogëtar në presidencë, bëhen me rrogë në PL
18 Prill, 21:25
-
Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!
18 Prill, 20:27
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata
18 Prill, 18:30
-
Kur shpallet i 'çmendur' presidenti
18 Prill, 18:29
-
Sulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm! Bardhi si Shvejku! Burimi: Shokuese, çfarë shembulli u jep të rinjve
18 Prill, 17:52
-
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Dakord me çdo fjalë, por jo si i tha! SPAK vegël e Ramës
18 Prill, 16:55
Ama u betove para hajdutit dhe ti ate ruge do marresh.
Përgjigju