Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Besoj te kryeministri i vendit tim, e di që çdo gjë do të jetë transparente

Angela Martini e mban fjalën dhe i gjendet pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Këtë të enjte, modelja shqiptare me famë botërore e shoqëruar dhe nga familjarët e saj ishte në Durrës ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar.

Ajo u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit Zhyljen Varfi, zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano.

“Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombasve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira”, tha znj Çano.

 Zvministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, e njohu Angela Martinin me punën që po kryhet në të gjitha zonat që u dëmtuan nga tërmeti.

“Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim figura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti  nuk janë vetëm”, tha zv. ministrja Voda.

Nga ana e saj, Angela Martini e emocionuar ndër të tjera tha: “Faleminderit ju për punën që keni bërë. Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë.

Unë kam qenë shumë  e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen. Si e kam shkruar në Instagram, është  e vërtetë kur je në vendin tënd është më keq se është gjaku yt, vendi yt.

Kam bërë kontributin tim, por duhet të bëj edhe më shumë.

Gjëja që dua të them është se unë besoj te kryeministri ynë shqiptar dhe unë jam e sigurt se do të bëjë të pamundurën për të rindërtuar vendin dhe cdo gjë do të jetë transparente”, tha modelja Angela Martini.

Më pas ajo bashkë me drejtuesit lokalë ka parë nga afër godinat e shembura në zonën e Plazhit.

E shoqëruar nga zv. ministrja Ornela Çuçi, vizitoi kompleksin “AS”, në të cilin janë akomoduar disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.


Lajmi kryesor:

SOLIDARITET/ Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Besoj te kryeministri i vendit tim, e di që çdo gjë do të jetë transparente


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium