Angela Merkel nën presion për të
mos pranuar propozimet e Greqisë

Angela Merkel nën presion për të<br />mos pranuar propozimet e Greqisë
Shumën më të madhe të borxhit, Greqia i detyrohet Gjermanisë (68 miliardë euro). Kjo do të thotë se qeveria greke i ka çdo qytetari gjerman një borxh mbi 700 euro dhe se qëndrimi i Gjermanisë është shumë i rëndësishëm. Kur propozimi i Greqisë do të vendoset në tavolinë, deputetët gjermanë do të votojnë nëse do të lejojnë negociatorët të vazhdojnë diskutimet për të arritur një marrëveshje.

Çdo vendimi që mund të marrin ministrat e Financave të eurozonës, nëse nuk miratohet nga parlamenti gjerman kjo do të thotë se çdo marrëveshje bëhet nul dhe pa miratimin nga parlamenti duart e Merkelit janë të lidhura.

Nëse Gjermania thotë “Jo”, atëherë kjo do t’i mbyllte rrugën pjesës së tretë të ndihmës financiare për Greqinë. “Nuk do të votoj për dhënien e pjesës së tretë të ndihmës për Greqinë”, thotë deputeti i partisë së Merkel, Wolfgang Bosbach. “Mendoja se paketat e para do të funksiononin, por situata është përkeqësuar ndërkohë që përgjegjësia për taksapaguesit gjermanë vazhdon të rritet.”

Kjo është arsyeja pse media në Gjermani e ka vënë në presion kancelaren Angela Merkel. Nga sondazhet e fundit del se gjysma e gjermanëve mendojnë se ka ardhur koha që Greqia të dalë nga zona euro.

Gjatë një bisede private ajo ka shprehur frustrimin me kryeministrin grek, Aleksis Cipras. Merkel u ka thënë deputetëve të saj se Cipras po e çon vendin drejt një muri.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra