Angelina Jolie në Festivalin e Filimit në Venecia, përshëndet fansin në tapetin e kuq

Aktorja Angelina Jolie është shfaqur në Festivalin e Filmit në Venecia, për filmin “Maria”, me regji të Pablo Larrain, ku do të portretizojë këngëtaren ikonë të operës Maria Callas.

Gjatë mbërritjes në tapetin e kuq, aktorja ka përshëndetur edhe një fans të zjarrtë të saj.

Pasquale Esposito mbërriti nga Napoli në Lido, i shoqëruar nga babai i tij, për të përshëndetur yllin amerikan, ndërsa është i prekur nga një sëmundje e rrallë gjenetike e njohur edhe si "sëmundja e kockave të brishta".

Ajo nuk hezitoi as për asnjë moment, dhe u afrua për ta përshëndetur!

“Ajo më tha se për të “është kënaqësi”. Jemi parë edhe më herë me njëri-tjetrin në Romë”.- u shpreh ai.

Dhe nesër Pasquale Esposito gjithashtu shpreson të takojë Nicole Kidman, aktoren e tij të preferuar.

“Ai shpenzoi 1000 euro më shumë për hotelin vetëm për ta parë atë”, thotë babai.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/08/2024 02:52

    O.m.g! Angelina eshte dobesuar kaq shume,sa i duken te gjithe damaret ne krah sikur eshte 90 vjec dhe jo 49 vjec!Mund te studiosh anatomine mbi trupin e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Berisha sulmon deputetët e larguar të PD-së që krijuan ‘Djathtas’: Në darkë dalin nga kryeministria, pastaj bëjnë opozitën e opozitës

Berisha sulmon deputetët e larguar të PD-së që krijuan ‘Djathtas’: Në darkë dalin nga kryeministria, pastaj bëjnë opozitën e opozitës