Për herë të parë në histori, qelizat e kuqe të gjakut të rritura laborator janë transfuzuar te një person në një provë klinike.
Prova të mëtejshme nevojiten përpara përdorimit klinik, por shkencëtarët thonë se hulumtimi shënon një hap të madh në përmirësimin e trajtimit për pacientët me lloje të rralla gjaku ose nevoja komplekse për transfuzion( si për shembull personat që vuajnë nga anemia).
Dy pacientë në Mbretërinë e Bashkuar morën doza të vogla - të barabarta me disa lugë çaji - të gjakut të rritur në laborator në fazën e parë të një prove më të gjerë të krijuar për të parë se si reagojnë brenda trupit.
Prova, e cila tani do të shtrihet në 10 pacientë gjatë disa muajve, synon të studiojë jetëgjatësinë e qelizave të rritura në laborator krahasuar me infuzionet e qelizave të kuqe standarde të gjakut.
Studiuesit thonë se qëllimi nuk është të zëvendësojë dhurimet e rregullta të gjakut të njeriut, të cilat do të vazhdojnë të përbëjnë shumicën e transfuzioneve. Por teknologjia mund t’i lejojë shkencëtarët të prodhojnë lloje shumë të rralla gjaku, të cilat janë të vështira për t’u gjetur, por që janë jetike për njerëzit që varen nga transfuzionet e rregullta të gjakut për kushte të tilla si anemia drapërqelizore.
Ashley Toye, drejtore e Njësisë së Gjakut dhe Transplantit të NIHR në produktet e qelizave të kuqe, tha për “Sky News:
"Ky provë sfiduese dhe emocionuese është një hap i madh për prodhimin e gjakut nga qelizat burimore. Kjo është hera e parë që gjaku i rritur në laborator nga një dhurues alogjenik është transfuzuar dhe ne jemi të emocionuar të shohim se sa mirë funksionojnë qelizat në fund të provës klinike."
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
61.2%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 278
Lajme të tjera
-
Britania nis operacionin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, avokati: Vendim politik! Ja çfarë ndodh me shqiptarët
29 Prill, 13:46
-
Nga sot Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda
29 Prill, 08:26
-
Nga e hëna Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda
28 Prill, 18:33
-
Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë
28 Prill, 10:31
-
Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë
26 Prill, 21:56
-
Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona
24 Prill, 16:23
-
Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë
24 Prill, 15:16
-
Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'
23 Prill, 20:12
-
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
23 Prill, 13:11
-
Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, fluturimi i parë brenda 12 javësh! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë
23 Prill, 10:48
-
Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri
21 Prill, 18:41
-
Dyshohet se u vetëvar brenda qendrës së emigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit ende pa përgjigje për rrethanat e vdekjes
16 Prill, 17:50