Angli/ Ish-punonjësi rumun çon në gjykatë 3 shqiptarët: Laja 400 makina në ditë, nuk më paguanin

Angli/ Ish-punonjësi rumun çon në gjykatë 3 shqiptarët: Laja 400 makina në ditë, nuk më paguanin

Foto ilustruese

Një ish-punonjës lavazhi ka hedhur në gjyq tre pronarët shqiptar pasi pretendon se e kanë detyruar që të punonte falas, të ndante shtëpinë me një duzinë njerëz dhe supozohej që të paguhej vetëm 10£ në ditë për punën.

Nicolai Candelea, i ardhur nga Rumania në Britaninë e Madhe prentendon se ndaj tij është kryer krimi i skllavërisë moderne.

Sipas tij, ai punoi për një javë me vëllezërit shqiptarë Saimir dhe Benard Leshi, dhe të afërmin e tyre Adriatik Leshin, por për punën e bërë nuk u pagua kurrë.

Më tej, rumuni vazhdoi se jetonte në një shtëpi njëkatëshe me 13 persona të tjerë dhe e vetmja hapësirë për t'u larë ishte një lavaman i vogël. Sipas tij, ai duhet të lante makinat çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 19:30 dhe se duhet që t'i lutej njërit prej vëllezërve  për një pushim 5 minutësh.

Akuzave të rumunit, avokati i shqiptarëve tha se gjithçka ishte një ekzagjerim.

Sa i përket pagës së pamarrë, vëllezërit shqiptarë u shprehën se Candelea nuk ishte paguar pasi paga e tij kishte kaluar për kostot e udhëtimit të tij drejt Britanisë së Madhe. Gjë për të cilën, rumuni tha se nuk kishin rënë dakort.

Gjyqi ndaj Saimirit, 29 vjeç; Benardit, 27 vjeç dhe Adriatikut, 43 vjeç, ende vazhdon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 30/01/2019 16:03

    Po ky legeni si i paska lar 400 makina në ditë?? Sikur thjesht 5 minuta një makinë të lante do i duheshin 33 orë punë për 400 makina, si i binte që ky e kishte ditën jo me 24 orë por me 33 orë.. Paska gënjyer shumë rëndshëm arixhiu Rumun.

    Përgjigju
  • Diku: 30/01/2019 14:28

    Mire ua ka bere rumuni. Eshte e vertet se i trajtojne si kafshet punetoret e lavazhit. Do te behen bossa maloket me lazh.edhe te gjithe shqiptaret pa letra i marrin ne lavazh me 30 paund ne dit.

    Përgjigju
    • @Diku: 30/01/2019 16:04

      Diku ty të vjen inat pse shqiptarët marin 30 paund në ditë?

    • Adrian: 30/01/2019 15:04

      Une keta qunat nuk i njohe por i njohe rumenet apo maxhupet si ju thojme ne aje ka rrejte se shume mire i trajton por ata mendojne se behen bosa per nje jave

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë