Angli/ Jepet dënimi për shqiptarin 47-vjeçar, transportonte drogë për të përballuar jetesën

Angli/ Jepet dënimi për shqiptarin 47-vjeçar, transportonte drogë për të përballuar jetesën

I burgosuri Ilir Hysa

ANGLI-Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar me 28 muaj burg nga gjykata e Swindonit pas përfshirjes në trafik droge.

Sipas medias së huaj, Ilir Hysa, shofer i papunë, u arrestua nga policia muajin e kaluar teksa po transportonte një sasi droge, me vlerë 2 mijë paund, të cilën u përpoq ta hidhte kur u ndalua nga policët.

Ai tha se po bënte korrierin e drogës pasi kishte humbur punën në një lavazh makinash dhe punën si shofer kamioni, duke shtuar se ishte kategorikisht kundër drogës.

Gjyqtari Jason Taylor që i dha dënimin prej 28 muajsh e pranoi faktin që Hysa ishte në vështirësi.

Hysa  në fund e pranoi krimin.

Avokati mbrojtës John Upton tha se klienti i tij ishte shtetas italo-shqiptar dhe kishte mbërritur në Britani rreth dy vite e gjysmë më parë.

Ai kishte punuar si shofer kamioni dhe në një lavazh makinash, por i kishte humbur të dyja punët në fund të vitit të kaluar.

Hysa  kishte humbur edhe patentën dhe duhej të kthehej në Itali për ta rinovuar.

Ai detyrohej të paguante një qera prej 300 paundësh dhe mospërballimi i jetesës e detyroi t’i futej drogës.

Avokati i tij shtoi se ishte njeri me karakter të mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë