Angli/ Kultivonin bimë kanabisi në shtëpi, arrestohen dy shqiptarët e punësuar ilegalisht

Angli/ Kultivonin bimë kanabisi në shtëpi, arrestohen dy shqiptarët e punësuar ilegalisht

Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj

ANGLI- Dy emigrantë shqiptarë që kanë qëndruar në mënyrë ilegale janë arrestuar pasi iu gjetën në shtëpi 200 bimë kanabisi.

Dy 23-vjeçarët po qëndronin në në shtëpinë e tyre në Derbyshire.

Pas informacioneve të marra nga banorët, policia bastisi shstëpinë dhe sekuestroi kanabisin e gjetur nëpër dhoma dhe papafingo.

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë që u arrestuan janë Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj, të cilët kishin mbërritur në fillim të këtij viti në Angli.

Sipas Shaun Smith QC. ata ishn të punësuar nga të tjerë për rritjen e kanabisit e nuk janë pronarët dhe se e kishin pranuar për nevojat e tyre jetësore këtë punë me të cilën paguheshin.

Bimët ishin në faza të ndryshme rritjeje dhe gjithashtu u gjet edhe një qese e mbyllur me vakum e një qese blu e mbushur me kanabis.

Sipas vendimit të gjykatës, dy të rinjtë shqiptarë do të qëndrojnë për katër muaj në burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 26/12/2019 15:54

    C surratere na felliqene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët