Anglia ka një yll të ri! Kobbie Mainoo titullar për herë të parë dhe shpallet menjëherë lojtari i ndeshjes

Anglia ka një yll të ri! Kobbie Mainoo titullar për herë të parë dhe shpallet menjëherë lojtari i ndeshjes

Kobbie Mainoo

Kombëtarja angleze duket se mori një tjetër 'përforcim' të madh pak para fillimit të Kampionatit Evropian, yllin 18-vjeçar të Manchester United, Kobbie Mainoo.

Kombëtarja angleze zhvilloi dy ndeshje të forta miqësore në datat e lira të marsit, në të cilat vetëm pak sekonda i ndanë nga përjetimi i dy humbjeve. Fillimisht u mposhtën nga Brazili në Wembley dhe dje në të njëjtin stadium barazuan 2-2 me Belgjikën vetëm në fund pas golit të Bellingham.

Përshtypje me paraqitjen e shkëlqyer bëri edhe 18-vjeçari Kobbie Mainoo, i cili luajti dy duelet e para me "Tre Luanët". Kundër Belgjikës, trajneri Gareth Southgate e përfshiu me guxim në njëmbëdhjetëshen e parë dhe ylli i Manchester United ia shpërbleu me një paraqitje të shkëlqyer, për të cilën Federata Angleze e Futbollit e zgjodhi si futbollistin më të mirë të ndeshjes .

"Kobbie Mainoo është një lojtar i mrekullueshëm. Unë e di se si është kur njerëzit fillojnë të bërtasin në stadium, për shkak të të cilave ju ndjeni shumë presion. Mendoj se ai ka një të ardhme të ndritur te Manchester United dhe shpresoj edhe me kombëtaren e Anglisë“, tha pas ndeshjes Jude Bellingham, i cili është vetëm dy vjet më i madh (20 vjeç) se Mainoo, por tashmë është një veteran i vërtetë në krahasim me të.

Southgate përfshiu mbrojtësin e Aston Villas Ezri Konso, anësorin e West Ham, Jarrod Bouen dhe sulmuesin e Brentford, Ivan Toney, në njëmbëdhjetëshen fillestare për herë të parë.

Anglia e filloi ndeshjen me një formacion të tillë: Pickford; Konsa, Dunk, Stones, Chiluell; Rajs, Mainoo, Bellingham, Foden, Bouen dhe Toney.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, Meta 1 orë e 30 min fjalim, zbut tonet ndaj SPAK! Asnjë akuzë ndaj drejtësisë

Konventa e PL-së, Meta 1 orë e 30 min fjalim, zbut tonet ndaj SPAK! Asnjë akuzë ndaj drejtësisë