Anija që shkatërroi Bejrutin i përket një biznesmeni rus, autoritetet libaneze u paralajmëruan për rrezikun e kimikateve

Anija që shkatërroi Bejrutin i përket një biznesmeni rus, autoritetet libaneze u paralajmëruan për rrezikun e kimikateve

Autoritetet libaneze u paralajmëruan vazhdimisht për rrezikun e kimikateve të rrezikshme që gjendeshin në Bejrut.

Presidenti Michel Aoun tha sot se 2,750 ton nitrat amoniumi, të përdorur për bomba, ishin ruajtur në port pa masa sigurie pasi të ishin bllokuara.

Mediat e huaja kanë shkruar se furnizimi i madh i nitratit të amonit që shpërtheu ditën e djeshme, më 4 gusht në një depo në  portin e Bejrutit, u shkarkua atje vite më parë nga një anije mallrash nga pronari i saj rus, biznesmeni Igor Grechushkin. 

Aoun tha se do të fillojë një hetim dhe zotohet se ata që janë përgjegjës do të përballen me 'ndëshkim të ashpër' për shpërthimin që shkatërroi kryeqytetin libanez.

Një burim zyrtar i njohur, pas hetimeve paraprake hodhi akuza për pakujdesi. Qytetarët libanezë e drejtuan zemërimin ndaj politikanëve që për dekada qeverisën në mënyrë të keqe duke e futur kombin në krizë financiare.

Shpërthimi që mendohet se është ndezur pasi një saldator shkaktoi një zjarr në port, ka vrarë më shumë se 100 njerëz dhe ka plagosur mijëra të tjerë, ndërsa ka lënë 300,000 njerëz të prekur.

Zyrtarët doganorë u kanë kërkuar autoriteteve që të zhvendosnin substancën e rrezikshme nga Bejruti për shkak të rrezikut që ata besojnë se ajo i paraqiste qytetit për t'iu dhënë ushtrisë, apo t'i jepej një kompanie eksplozive.

'Ne kërkuam që të rieksportohej por kjo nuk ndodhi. Ne ia lëmë ekspertëve dhe atyre që janë të interesuar të përcaktojnë pse ndodhi ngjarja", tha një zyrtar i doganave.

Një burim tjetër afër një punonjësi të portit tha se një ekip që inspektoi nitratin e amoniumit gjashtë muaj më parë paralajmëroi se nëse nuk lëvizet do të 'hidhte në erë të gjithë Bejrutin'.

Barra e rrezikshme ishte braktisur nga biznesmeni rus Igor Grechushkin, në shtator të vitit  2013 përpara se të transferohej përfundimisht dhe të ruhej në port për gjashtë vjet.

Kryeministri Hassan Diab u zotua se përgjegjësit do të "paguajnë çmimin" pasi ai deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme dy-javore për t'u marrë me krizën, duke u bërë thirrje të gjithë liderëve botërorë dhe 'miqve të Libanit' të dhurojnë ndihmë për vendin, duke shtuar: "Ne po dëshmojnë një katastrofë të vërtetë."

Materiali ishte ruajtur pa masa  sigurie. Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port për shkak të problemeve teknike.

Mediat e huaja shkruajnë se “MV Rhosus” po transportonte nitrat amoniumin  nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte pasur probleme teknike, që e detyruan atë të ndalet në Bejrut. Por raportimet e mediave në Rusi dhe Moldavi më 5 gusht thanë se “MV Rhosus” mbante flamurin e Moldavisë kur mbërriti në Bejrut.

Boris Prokoshev, i cili ishte kapiten i “MV Rhosus” në atë kohë, konfirmoi në një intervistë të 5 gushtit për RFE/RL se anija kishte qenë në pronësi të Grechushkin në 2013.

Prokoshev konfirmoi gjithashtu raportet që anija kishte transportuar nitrat amoniumi nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi të Tbilisi në Mozambik kur shfaqi probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Beirut. Prokoshev tha gjithashtu për RFE / RL se “MV Rhosus” ishte një anije shumë e vjetër që u mbyt dy ose tre vjet më parë sepse askush nuk po e kujdesej për anijen.

As biznesmeni dhe familja e tij nuk kanë komentuar deri më tani për shpërthimin e tmerrshëm në Bejrut, as versionin e tyre për fatin e ngarkesave.

Paralajmërimi i parë në lidhje me rrezikun e mundshëm të kimikateve të depozituara në port erdhi më 27 qershor 2014 nga drejtori i atëhershëm i Doganave Libaneze Shafik Merhi, siç raportohet nga Al-Jazeera./ Përkthyer nga Dailymail


Lajmi kryesor:

'Bejruti qytet fantazmë'! Shkak shpërthimi i mbi 2 mijë ton nitrat amoni në depo që mbahej fshehur për 6 vite! 135 viktima mbi 5 mijë të plagosur


B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 05/08/2020 19:45

    Po shteti shqiptar a po merr masa që mos të ndodhi edhe në shqiperi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’