Ditën e nesërme (30 mars) do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt për koalicionin e regjistruar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj pretendon se kanë kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin.
Në seancën e ditës së nesërme që do të mbahet në orën 15:30, Kolegji Zgjedhor vendos për ankimimin e Alibeajt që do shqyrtohet nga Sokol Ibi; Manjola Xhaxho; Edlira Petri; Esmeralda Xhili; Alma Kolgjoka.
‘Bashkë Fitojmë’ quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën. Por, Sali Berisha ka sfiduar edhe vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si kryetar të PD, duke përfshirë në koalicion edhe logon e Partisë Demokratike. Kështu me këtë marrëveshje të arritur, ky koalicion do të futet në garën e 14 majit për kryetarë Bashkie me kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ dhe me lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë.
Në dokumentin zyrtar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është se brenda këtij koalicioni, përveç Partisë së Lirisë të Ilir Metës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, është e përfshirë edhe logoja e sigla e PD. Ndonëse ligji e përcakton qartë se një parti politike e paregjistruar në zgjedhje s’mund të jetë në koalicion, Meta dhe Berisha kanë marrë masa ashtu siç vepruan në zgjedhjet e 6 marsit.
Kjo për faktin se kanë vendosur që Partia e Lirisë të jetë ajo që drejton dhe jo Sali Berisha.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.9%
-
Jo
78%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 449
Lajme të tjera
-
Bëjini një provë burgu Saliut dhe Ilirit!
7 Qershor, 17:26
-
Urdhërarresti për Vangjush Dakon u firmos më 6 qershor, vendimi i gjyqtarit Erion Bani që hedh poshtë spekulimet politike të Berisha&Co
7 Qershor, 17:25
-
Basha mesazh për Berishën: Demokratët u ndanë se u ngrit flamur i rremë për interesa personale dhe pati aleancë me të keqen! E kam gati platformën
7 Qershor, 17:16
-
VIDEO/ Ndodh gjatë mbledhjes së KAS, relatori ndërpret seancën: Po na vendos policia bashkiake gjoba, duhet të lëviz makinën
7 Qershor, 16:58
-
Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Vangjeli: Brenda verës pritet një ‘goditje’ e SPAK në oborrin e familjes Berisha
7 Qershor, 14:51
-
KAS i rrëzoi ankimet, Berisha sulmon Ilir Rusmailin: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës rrëmbeu edhe mandatin e Belshit dhe Rrogozhinës
7 Qershor, 13:52
-
KAS rrëzon kërkesën e ‘Bashkë Fitojmë’ për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në bashkinë e Kamzës
7 Qershor, 12:09
-
Revolta qesharake e ‘Foltores’, pse u arrestua Vangjush Dako
7 Qershor, 10:49
-
Kulturën e linçimit ia lini Saliut
7 Qershor, 10:09
-
VIDEO/ Afera e klanit Berisha me klubin Partizani, Balla dëshmoi mbi 3 orë në SPAK: Çështjes do i shkoj deri në fund! Kallëzova edhe për OSSH
7 Qershor, 09:53
-
Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së?
7 Qershor, 09:23
-
Më shumë se sa i gëzoi, arrestimi i Dakos i trembi Berishën dhe 'Rithemelimin'
7 Qershor, 08:13