Anthony Fauci: Vaksina për Covid-19 gati shumë shpejt, të sigurt vetëm në fund të 2021

 Anthony Fauci: Vaksina për Covid-19 gati shumë shpejt, të sigurt vetëm në fund të 2021

Kreu i Institutit Kombëtar Amerikan për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive, në Shtëpinë së Bardhë Anthony Fauci është shprehur së fundmi se nuk është e largët koha për gjetjen e një vaksine për Covid-19, e cila mund të bëhet publike mes fundit të nëntorit dhe dhjetorit.

 “Ne do të jemi në gjendje të themi të sigurt, shpresoj, para Krishtlindjeve të ardhshme: ato të vitit 2021,” u shpreh Fauci.

Fauci vlerësio punën e jashtëzakonshme të shkencëtarëve dhe mjekëve për të ndihmuar në kthimin çdo gjëje në normalitet.

“Shkencëtarët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Studimet e tyre mbi Covid-19 tashmë na kanë befasuar dhe ende na befasojnë. Por kërkon kohë për t’u kthyer në normalitet,” shtoi ai më tej.

Prej kohësh mes kryevirologut edhe presidenti i amerikan, Donald Trump, ka pasur tensione, të cilat arritën kulmin javën e kaluar ku presidenti përdori tone të ashpra ndaj Kreut të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Trump u shpreh i zhgënjyer prej tij, duke theksuar se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse, që ka vrarë më shumë se 222 000 amerikanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pendohet pas 26 vitesh nëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pendohet pas 26 vitesh nëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'