Anti-informaliteti i vë drynin 'Iluminatium'/ Braçe: Zotëri pse nuk lëshon kupon kur restorantin e ke plot e përplot

TIRANE- Aksioni anti-informalitet mbyll 'Iluminatium' një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës. Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur lajmin teksa njofton se ky restorant u kap për herë të dytë pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor.

Ai ironizon pronarët e restorantit duke thënë se nuk mund të  fitosh duke marrë edhe pjesën e shtetit dhe duke shmangur lëshimin e kuponit edhe pse restoranti qëndron plot e përplot.

"Evazioni fiskal është pabarazi. Ky është super restoranti Iluminatium buze Erzenit, në juglindje te Tiranes, poshtë urës së “Peshkatarit”; U mbyll pa më parë. Inspektoret e tatimeve rajoni qendër, e gjeten per here te dyte pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor! Zotëri sipërmarrës, boll me paligjshmëri! Cdo fundjave e ke restorantin plot e përplot; Fiton ti qe cke me te, përse nuk pret fature tatimore e kupon tatimor?! Mire shtetit, po vetes perse i bën dëm?

Te kushton shume me lire te jesh i ligjshëm; Fiton vete e shlyen detyrimet ndaj shtetit. Vetëm kështu do jesh rehat e i qete ne sipërmarrjen tënde! Mos ju jep tundimit te superfitosh duke marre edhe pjesën e shtetit!",
shkruan Braçe.

Një ditë  më parë, Braçe njoftoi edhe mbylljen e The Code në kryeqytet, një prej bareve më të frekuentuara. Ndërsa nga ky aksion u gjobitën edhe dy nga clubet më të njohura Cavaliero dhe LoliPop. 

Aksioni anti-informalitet goditi përgjatë muajve të verës disa subjekte Vip, të cilët u hapën më pas me vendim gjykate. Kjo është edhe një nga arsyet pse socialistët kanë propozuar një ndryshim të ligjit, që nuk do të lejojë hapjen e tyre pa shlyer detyrimet tatimore.

Postimi i Erion Braçes

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sandri: 21/10/2019 09:23

    Ky Valti qe komenton kaq bukur qenka taman GOMAR .Po si mendon ti more dallkauk nuk duhen paguar taksat ? Po te mos japesh faturen nik eshte vjedhje ? Te pelqen rrumpalla o i pa shkolle ,te pelqen te marresh nga shteti e te protestosh o zhgarravine ,por me pare duhet te paguash detyrimet o injorant

    Përgjigju
  • Beni: 20/10/2019 18:54

    Me pare ta hetojne se si e ka ngritur restorantin pastaj ti kontrollojne mos leshimin e fatures se shitjes se eshtu shume e lehte tashti dixhitalizimi i sistemit apo jo a ka biznese te fuqishme ne shqiperi qe e kane deklaruar origjinen e te ardhurave pataj qeveria te meret me qoftexhinjte cdo e keqe luftohet vetem me vote ne demokraci

    Përgjigju
  • valti: 20/10/2019 10:55

    ky xhuxhmaxhuxhi b*thq*r te ben dhe llogarine. ik o ku*ve vej gjoben aty dhe mbylle ha*en. faturen e mori era, sic do ju marre era dhe ju shum shum shpejt

    Përgjigju
    • Arbeni: 20/10/2019 12:23

      O ti rrot k* qe vjen era katundar 100km larg.... Ti paguajne taksat nje me nje se ndryshe do mbetet shqiperia vend numero o rryp!

  • Zhgenjim Total: 20/10/2019 10:54

    Siguroni uje e drita per bizneset pastaj kerkoni llogari. Se po e paguajme ujin per uje te pijshem dhe po marrim uje haleje, na ikin dritat me orar e pa orar. Me shume kemi investuar ne gjenerator e puse uji se sa ne biznes. Po te vij dhe biznesi ne dyert e zyrave tuaja dhe te vendosi sekuestro per mashtrimet qe i beni nga mengjesi ne darke?

    Përgjigju
    • Asd: 20/10/2019 16:43

      Shume dakort

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot