Anti-informaliteti bllokon hotelin në Vlorë, pronari: Me hyrjen u mor Ylli Baka! Rama: Vazhdoni bosa vazhdoni... (FOTO)

VLORE-Vijon lufta kundër informalitetit me kontrollet në vijën bregdetare dhe jo vetëm. Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli në Vlorë, pasi është kapur me shkelje. Hotel 'Tragjasi' që u bllokua ndodhet në zonën me të njëjtin emër në Orikum në pronësi të Hasan Labajt. Shkak për bllokimin është bërë mungesa e deklarimeve për të gjithë biletat për një mbrëmje me muzikë live ku i ftuar ishte këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka. Për këtë arsye Hasan Labajt, ish-kandidat për bashkinë e Orikumit në 2011 iu bllokua hoteli dhe u gjobit. I kontaktuar nga Shqiptarja.com Labaj e cilësoi të turpshme publikimin e fotove të hotelit të bllokuar dhe sqaroi sipas tij të vërtetën e bllokimit.

"Unë kam një hotel në Tragjas të ndërtuar që në 1994 dhe vendosur në funksion në 2004, kam hedhur miliona. Jam deklarues i rregullt. Mbrëmë kishte muzikë live, erdhi kontrolli dhe përsa i përket deklarimeve për hotelin dhe punonjësit ishte gjithcka në rregull. Inspektorët më vendosën gjobë 50 mijë lekë dhe më bllokuan hotelin, pasi sipas tyre nuk kisha prerë të gjitha biletat për personat që ishin futur. Por unë kisha një marrëveshje me këngëtarin Ylli Baka që me hyrjen merrej ai, përfshirë këtu edhe biletat.

Ai preu disa bileta në fillim, më pas kur ishte në skenë, pas orës 24:00 erdhën të tjerë persona, por duke qenë se këngëtari ishte në skenë, disa bileta i preva unë me kasën time. Por sipas inspektorëve biletat duhet t'i prisja unë të gjitha nga kasa ime, mesa kuptova. Por unë kisha marrëveshje me këngëtarin që do i jepja vetëm 100 mijë lekë dhe pjesën e biletave për prerjen dhe fitimet i merrte të gjitha ai. Hoteli është i bllokuar dhe nuk e di si do ia bëj tani, pasi kam prenotime për disa dasma. Publikimi i fotove nga kryeministri është e turpshme. Unë e di se cfarë do të bëj tani, por dua të them se jam deklarues i rregullt dhe vetëm shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugës sa më shkojnë" tha ai.

Por, Rama thotë tahmaja e madhe të lë pa gjë, ndërsa shprehet i vendosur se toleranca do të jetë zero dhe herët apo vonë të gjithë do të futen në rreshtin e ligjit.

"Koka ben koka peson dhe nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe te le pa gje. Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale, o do mbetet me gisht ne goje.

ZeroTolerancë për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit" shkruan Rama. Prej 1 gushtit aksioni anti-informalitet është fokusuar edhe te kontrolli për të kaluar në sitë të gjitha pikat e karburanteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bajoneta: 04/08/2019 00:17

    "Frika rruan vreshtin" i thon andej nga jugu. Jan mesuar si u do qejfi bisnesmenat. Te shofim a do mundohet te beje dallavere heren tjeter

    Përgjigju
  • taksidari: 03/08/2019 14:25

    Dikur,ne kohen time,ka patur taksa,keshtu si sot;por jane mbledhur vazhdimisht dhe ne kohen e duhur,dmth,jo me aksion. Kjo metode edukon,ose me mire me thene,c'edukon bizneset dhe administraten,prandaj ndodhin keto probleme.

    Përgjigju
  • Biznesi: 03/08/2019 14:07

    Bravo Z Rama ! A thua valle se cfare po ben , ku jane mer zot kto kopshtet cerdhet shkollat spitalet !? E di ti qe ne spital nuk te prek njeri me dor nqs nuk nxjerr 5 mij lekshin . A e di ti qe ne kopesht duhet ti japesh nje 10 mij leksh edukatores qe ta mbaj femijen sic duhet Me fal por per cfare lekesh te popullit behet fjale !!? Ku jane kto leket tona mer Zotni Rama Pse nuk merresh me nevojat e verteta te popullit Pse nuk merresh me evazionin e vertet qe i behet ktij vendi me shifra marrendëse koncesionesh Leri or mik sepse ato bisneset e vogla thjesht po mbijetojne ( ushqimore , byrektore , dyqane veshjesh ) ne kte sistem qe po ha buke vetem koncesioni Leri ato or mik nga procesi fiskaliImit se do jete vone per ty . Thjesht po mbijetojne se nuk eshte jete ajo e atyre 14 ore ne dyqan

    Përgjigju
    • Taqi: 04/08/2019 10:28

      Ti qenke nje kokerr debili qe smerr vesh fare o katunar

  • njeriu thjeshte: 03/08/2019 12:24

    ka bosa gjithe andej bosa ne plazh ne tregti ne hoteleri ,ne arsim ne shendetesi ne rruge sa bosa ka pse jane lene 6 vjet lere pastaj qe na 90 po shiten e ilacet si domatet kuponi ka humbur fjalwe e rralle

    Përgjigju
  • asl: 03/08/2019 12:19

    Te paguajne dhjaret se mire taksa nuk paguajne por dhe personelin se paguajne sic duhet pa siguracion ore te shumta ne pune.O biznesmene qe doni te beheni te pasur brenda dites,brenda dites behesh vetem legene.

    Përgjigju
  • Blloku brryl: 03/08/2019 11:05

    Kriminelet po vrasin diten per djell ato militantet e tu po vrasin diten per djell dhe ti na can trapin se ke mbyll nje hotel do biesh shpejt nga fiku se tka hyp shum perpjet dhe duket vetja kushedi ca je Te lumte ty se ke perball lulin se tkishe ndonje tjeter e shifje ti ket vetbesimin e madh qe shfaq. Se tgjith te njohin kush je nje i cmendur qe ske lon gru pa rrof psikopat dhe manipulues mashtrus bo 2 pun tmira dhe me ato vjedh 10 tjera pa ron nsy. Ju qe merni vrull kshu kur ju del tymi ju del keq prit prit se do te dalin haqet e atyre shokve te partis qe i ke hedh posht si sajmo me shok hahaha dhe atyre qe i ke q,, grat po pse Burre je ti . Sala oshte mashtrus ska bo tmira amo mlejo te them mor shok qe b* let i ka 10 kile dhe ti ske as 1% te burreris atij .

    Përgjigju
  • Emrimal: 03/08/2019 10:40

    Shume mllef ndaj biznesit! Shume! Po shteti cfare ben per biznesin?! Biznesi paguan taksa, shteti ua le koshat me plehra ne dere, biznesi paguan taksa, shteti nuk ndez nje drite as ne rruget kryesore, biznesi paguan taksa, shteti i nderpret energjine elektrike edhe 20 here brenda 1 ore duke shkaterruar cdo pajisje... biznesi duhet t’i garantoje vete te gjitha dhe energjine dhe ujin dhe cdo gje... Pse kaq terrorr ndaj biznesit?! Ndeshkojini abuzuesit! Pse jo?! Por Jo kaq in extremis! Mesoni te hartoni politika njehere o shtetar me doktiratura e pa shkoll t mesme!

    Përgjigju
  • Tatim paguesi: 03/08/2019 10:11

    Abuzuesit duhen ndëshkuar POR më tremb gjithë ky mllef dhe ironi e kryeministrit. Flet si gjobvenes dhe gangster (ose dhe si Robin Hud modern) dhe jo si politikberes. Ai harron që është kryeministër dhe i atij biznesmeni të cilit i ka bllokuar aktivitetin. Dhe një pyetje kisha :kur dikush fut duart në xhepin e qytetarit dhe shtetit gjobitet ose ndëshkohet dhe penalisht POR kur SHTETI fut duart në xhepat tanë (dhe ka ndodhur shumë herë) kush mban përgjegjësi????

    Përgjigju
  • Leon: 03/08/2019 09:47

    Ore po mire keta qe fusin Doren te arka e shtetit te gjobiten,,,po kur te hyj dora te arka e shtetit per te paguar110 milion € Bechettit.?Ke te gjobisim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!