Tiranë/ Zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të biletave të transportit publik, në pranga Ibrahimi i 'Ferlutit' dhe këshilltari bashkiak (VIDEO)

TIRANË- Anti-informaliteti ka goditur një tjetër rast të efazionit fiskal ku si skemë është përdorur falsifikimin e biletave të transportit publik në Tiranë, ndërsa në pranga kanë rënë katër bashkëpronarë të linjave të tranportit dhe 4 punonjës të kompanive. 

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka zbardhur emrat e të arrestuarve që janë Ferdinand Ibrahimi, 60 vjeç me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi i të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale (biletat), në tentativë për t’i asgjësuar.

Të arrestuarit e tjerë janë Fatos Vrapi , 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit "AlbaTrans" dhe bashkëshortja e tij Albana Vrapi, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore dhe ortake (të dy janë bashkëpronar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës); Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë (ka në pronësi linjën e Porcelanit), me detyrë administratore; Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash; Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash; Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomist në një shoqëri autobusash.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë. Ata përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Ferdinand Ibrahimi është një emër i njohur i botës së biznesit. Ai është pronar i firmës "Ferlut". Ndërsa për sa i përket të arrestuarit Fatos Vrapi, ai ka detyrën edhe si anëtar i Këshilli Bashkiak në Tiranë nën siglën e Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos. Ndërsa të arrestuarit e tjerë akuzohe si bashkëpunëtor të cilët shpërndanin biletat e falsifikuara . 

Gjithashtu u sekuetruan: një automjet “Maserati”, 4 aparate celulare në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndryshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme. 

Po ashtu policia njofton se po hetohet në lidhje me identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Të arrestuarit do të akuzohen , për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky aksion vjen në kuadër të Planit të Masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”. Aksioni anti-infomralitet është shtrirë në të gjithë vendin tonë dhe përgjatë muajve korrik dhe gusht ka mbyllur dhe gjobitur qindra biznese.

Ferdinand Ibrahimi, administrator i linjës së Unazës e pronar i 'Ferlutit' 

Fatos Vrapi, anëtar i këshillit bashkiak Tiranë

Albana Vrapi, administratore e AlbaTrans

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ShqipriaEshteVendMutash: 30/08/2019 02:22

    Po ku te le Edi dhe Erjoni de punosh, ky eshte vend mafjozash qe po i gropos bisneset, po ju jeni kafshe te gjithe qe komentoni, te gjithe te papnune jeni, po kush do hapi vende pune o gomera ? Bashkija apo Edi qe vjedhin nga te gjitha anet, po ti lejonte bisneset te punonin sic i le gjith bota, keta sdo kishin nevohe te benin bileta falco, prandaj nuk ben hajer ai vende se eshte popull bagti. Cdo dite qe cohen e falenderoj zotin qe me solli ne Amerike. Pershendetje nga New York of popull budalle

    Përgjigju
  • Qytetari: 29/08/2019 21:20

    Nuk jam ne djeni por sa per Ferdinant Ibrahimin eshte nje hajdut i vjeter te pakten ka mbi 10 vjet qe vjedh. Aty te gjith vjedhin. Por ky ka vite qe e dredh me te gjith. Jo vetem bileta fallso por ky ben kerdine me abonete qe i djegte dhe nuk i nxjerrte ne treg. Ai edhe sote ka 3 muaj qe nuk jep rrogat. Aty eshte cerdhe hajdutesh. Shikoni pasurit e tyre ato flasin vete.

    Përgjigju
  • Xll: 29/08/2019 10:27

    Hajduteve duhet ti hiqet liçenca autobuzet jane skandaloze te blera jashte qarkullimit ne europe

    Përgjigju
  • Mili: 29/08/2019 00:04

    Hajdute dhe vetem mu ta hajdute!

    Përgjigju
  • A.n.: 28/08/2019 23:58

    Nuk po dime nga kush te ruhemi me pare nga keto kusaret apo nga xhepistet e linjave.

    Përgjigju
  • redi: 28/08/2019 20:22

    Abuzimet po ndodhin si rezultat i privatizimit te linjave publike . Ne te gjithe BE linjat brenda qyteteve jane pronesi publike ndersa ne Shqiperi per shkak te korrupsionit shteterir privatizohen jo per permiresim te sherbimit por qoka per miqte.E vetmja rruge per Tiranen meqe mori shkas nga ky skandal eshte kthimi ne trasport publik.

    Përgjigju
  • zzz: 28/08/2019 17:48

    Gasper curcia hengri plumbin per biletet e trenit te falcifikuara

    Përgjigju
  • qytetari dixhital: 28/08/2019 17:16

    Keto pislleqe i bejne ne te gjithe qytetet e shqiperise.. Meruni dhe me te tjeret se eshte perqendru leku ne dore te 5 veteve..

    Përgjigju
  • xxx: 28/08/2019 16:20

    Paskan shtypshronje kompania autobuzeve qe prodhon bileta fallco

    Përgjigju
  • aaa: 28/08/2019 15:26

    Po bashkia ku eshte o plehra, se i ndjne kta nuk i hane te gjitha vetem prandaj eshte ky kaos me urbanet e tiranes. 400 lek bileta dhe sherbimi 0 me fatorino neper kembe si ne 90.

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/08/2019 14:48

    Pronaret e autobuseve kerkuan: 1. subvencion per cmimin e naftes qe u rrit. 2. rimbursim per invalidet, veteranet... (qe hipin pa leke) 3. pakesim te stacioneve. ...edhe shume kerkesa te tjera qe nuk u plotesuan. Thjesht cmimi u rrit 10 leke. Duket sikur tregu/autoritetet i shtyjne privatet drejt ketyre manovrave. Gjithsesi, vjedhja eshte krim.

    Përgjigju
  • diell: 28/08/2019 14:46

    Keta dhe sherbimi urban cope cope i tyri. Linjat e autobuzeve jane per faqe te zeze. Autobuze te vjeter dhe te piset, ku njerezit i ngjeshin si sardele. Turp t'ju vije!

    Përgjigju
  • Populli: 28/08/2019 14:46

    Populli ka nje shprehje kuptimplote "Paci i mos u ngopshi"

    Përgjigju
  • Kóqo: 28/08/2019 14:05

    Nga emrat duken të gjithë fshatarë!

    Përgjigju
    • TePaVdekshmit: 30/08/2019 02:15

      Ca fshataresh mer robq*r muti, mor qe q*fsha ato robt, p*dh motre. A ta q*fsha motren e grun ku e ke mor pederast.

  • Enver Djali: 28/08/2019 14:03

    Enver Djali i pushkatoi fallsifikatorët e biletave, e mbani mend? Ai bëri shtet ! Kontrollonte gjith labërinë me një polic. Shu rra i shpëtonte lapërisë!

    Përgjigju
    • TeQufshaEnverinNgoje: 30/08/2019 02:17

      Aty ke Enveri shkofsh mor hale, se dhe ti hale je si dhe ai maskara enver qe si dihen ku i ka kockat.

    • O tej: 28/08/2019 15:50

      Rrnofte Enver Hoxha

  • Leonardi: 28/08/2019 13:47

    Mirë ja kanë bërë se hajdutë e të pangopur janë por paguajnë dhe i nxjerr gjykata nga burgu.Akoma ska nisur SPAKU dhe Gjykata speciale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin