'Anti-shpifja'/ Koka: Edhe po dha 'ok' 'Venecia', Rama s'do e kalojë se janë zgjedhjet para! Yzeiri: Vetërregullim

TIRANË- Ligji "Anti-Shpifje" ka qenë fokusi kryesor i bisedës në studion e Report Tv, në hapësirën e edicionit qendror me dy të ftuarit, gazetarin Bledian Koka dhe analistin Ilir Yzeiri. Koka shprehet i bindur se ky ligj nuk do të kalojë në parlament, sepse mazhoranca nuk e do një gjë të tillë. Në këndvështrimin e tij, ky është ka qenë një kamulfim i ndonjë skandali të qeverisë Rama, me këtë të fundit që ka dashur të largoj vëmendjen.

"S'ka asnjë dyshim që Komisoni i Venecias do ta rrëzoj. Me shumë mundësi, ky ligj ka një strategji e Ramës për të hequr vëmendjen nga një skandal që ka pasur në atë kohë. unë mendj që ky ligj nuk do të kalojë, dhe nëse Komisioni i Venecias do të japë dritën jeshile jam i sigurt që Rama nuk do ta çojë përpara është në prag të zgjedhjeve", tha Koka.

Nga ana tjetër, analisti Ilir Yzeiri ka vënë theksin tek vetërregullimi.

"Duke pasur parasysh realitetin e ri që janë mediat elektronike, ndërhyrja është e diskutueshme. Por kemi zhvillimin e mediave sociale është e domosdoshme që ky treg ka nevojë të rregullohet. Kush do ta rregullojë? Këtu tani zgjedhjet janë politike. Qeveria ka zgjedhur që ta rregulloj me mekaizma politik si AMA. A është e drejtë, e ligjshme? Ajo që më shtyn të besoj ndoshta mund të jetë fakti që është e specializuar. Kush është ai institucion tjetër se çfarë është shpifja", tha  Yzeiri.

Kjo paketë ishte parashikuar që të votohej në seancën e sotme parlamentare, por socialistët vendosën që të shtyjnë vendimin për votimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, që të marrin më parë opinionin e Komisionit të Venecias.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë