Antonela ‘godet’ sërish: Më ka ngacmuar Baloteli, por i thashë s’je tipi im! Më të shtirurit në ‘Big Brother’, Iliri dhe Arjola

Antonela ‘godet’ sërish: Më ka ngacmuar Baloteli, por i thashë s’je tipi im! Më të shtirurit në ‘Big Brother’, Iliri dhe Arjola

Antonela dhe Baloteli

Antonela Berisha e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show-s, ka thënë shpesh nëpër intervista se e kanë ngacmuar shumë figura publike, si politikanë, këngëtarë dhe së fundmi zbuloi edhe një futbollist.

Antonela ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë Mario Baloteli, teksa ishte në një lokal.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmuar. bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.

Si një ish-banore e shtëpisë së “Big Brotheri” Antonela e ftuar në e “Diell” nuk mund të mos pyetej edhe lidhur me këtë eksperiencë. Ajo tregoi se kush janë për të dy personazhet më të shtirura brenda shtëpisë.

 “A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 17/01/2022 18:29

    Provoje nje here Anto se flasin fjale te mira per balotelin!@!

    Përgjigju
  • Ordinerja: 17/01/2022 14:47

    O katnare, kohe me pare, ose long time ago, kur te ngacmonte nje rrum i zi si puna ketij, ishte turp i madh po ta tregoje, sepse nuk te bente njeri per femer. Po ti nuk ke faj se femrat si puna jote tani jane bere si burrat e keqinj. Rrine gjithe diten duke e tymos e pire birra e duke ngrene qofte 100 lekeshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos