Anulohet edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Tiranë për shkak të COVID

Anulohet edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Tiranë për shkak të COVID

Foto ilustruese

Panairi i librit në Tiranë anulohet për shkak të koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë të cilët thonë se Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit.

Edicioni i 23-të i panairit të librit ishte parashikuar të zhvillohej nga data 12-15 nëntor 2020.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të "rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi".
Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,

Grupi organizator

Ndërkohë pak më herët gjatë ditës së sotme u njoftua rihapja e kinemave, një urdhër i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Hapja e tyre do të bëhet nën protokollin që do të hartohet posaçërisht nga autoritetet shëndetësore.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake