Anxhela Peristeri,
“Jeta ime private është shumë bosh”

Anxhela Peristeri,<br />“Jeta ime private është shumë bosh”
Fansat ishin mësuar me hitet e saj si “Ishe mbret”, “Prap do t'i lutem”, “Femër mediatike”, “Leri leri ti këto”, “Sonte dridhu” e disa këngë të tjera dhe përnjëherë ajo u ‘zhduk’ nga skena shqiptare për t'iu përkushtuar jetës dhe punës në Greqi.

Anxhela Peristeri pas tetë viteve mungesë në Tiranë, duket se malli për vendlindjen e bëri që 32-vjecarja nga Korça të kthehet definitivisht në vendlindjen e saj në Shqipëri, dhe një rikthim në festivalet.

Në këtë rrëfim, Anxhela tregon edhe pjesëmarrjen në festivalin e “Këngës Magjike” me një baladë, si dhe disa të pathëna nga jeta e saj personale.



Sa kohë u bë që je e vendosur në Greqi?
U bënë pothuajse 8 vite që unë jam vendosur atje.

Si po shkon jeta atje, pse kjo tërheqje nga Shqipëria?
Jeta atje shkon shumë mirë gjithashtu edhe ana ime profesionale. Tërheqja nga Shqipëria ishte e madhe për arsye se çdo fillim është shumë i vështirë sidomos në një vend të huaj, nuk e kisha parashikuar, por rëndësi ka që tani jam kthyer dhe më në fund po këndoj sërish në atdheun tim që gjithë këto vite më kishte munguar. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe jam munduar të përfaqësoj vendin tim denjësisht kudo që kam shkuar.

Të mungon skena?
Më mungoi shumë skena jonë.

Përveç muzikës, me çfarë merresh atje?
Nuk jam marrë me asgjë tjetër përveç muzikës sepse impenjimet e mia muzikore kanë qenë vërtetë të shumta.

Ke filluar ndonjë biznes që në rast të “dështimit” në koncerte të mbijetohet disi?
Nuk e parashikoj akoma dështimin në koncerte por pse jo, ideja e një biznesi është interesante, po sigurisht duhet të kem më shumë kohë në dispozicion për këtë që tani më mungon.

Fitohet nga muzika në shtetin fqinj?
Në shtetin fqinjë muzika vlerësohet pa masë dhe kam pasur fitime shumë të mëdha.

Po probleme me racizmin ke hasur ndonjëherë?
Sigurisht që kam pasur probleme me racizmin, por nuk kanë qenë të shpeshta.

Shumë këngëtarë synojnë tregun e huaj, ke pasur tentativa dhe oferta për t'u futur në tregun grek?
Faktikisht jam futur disi në tregun grek edhe pse në periudhë jo shumë të mirë për ta, të shpresojmë që në të ardhmen të futem më plotësisht.

Njihesh personalisht me ndonjë këngëtar të njohur grek?
Njihem pothuajse me të gjithë këngëtarët e famshëm grek, kam punuar me ta me vite dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua, për momentin po angazhohem me evenimentet dhe festivalet shqiptare.

Do qëndrosh në Shqipëri apo do të kthehesh përsëri në  Greqi?
Nuk e kam akoma në plan kthimin atje që në çdo rast do të jetë i
përkohëshëm sepse nuk dua që të largohem nga Shqipëria.

Eleni Foureira këtë verë bëri namin me hitin e saj, thuhet se është shqiptare. Ke pasur rastin të takohesh me të?
Kam punuar me të pak muaj para kthimit në Tiranë, është një këngëtare  shumë e talentuar dhe me plot sharm, sigurisht që është shqiptare, nuk e kemi folur këtë gjë por jam e bindur.



Suksesin dhe famën këngëtaret tona e shohin edhe në sensualitet, pozojnë nudo e toples vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes, do e bëje ti të njëjtën gjë?
Nuk do e bëja sepse unë e shoh artin nga një këndvështrim tjetër, nga ai i duhuri. Secili përdor armët e tij të forta për të qëndruar në qendër të vëmendjes dhe armët e mia të forta nuk janë në format trupore, janë brenda në trup dhe prekin shpirtin.

Shpesh janë thurur lajme të ndryshme për jetën tënde atje, ka Anxhela një mashkull në krah dhe si ecën jeta juaj sentimentale.
Jo nuk kam asnjë mashkull në krah, jeta ime sentimentale është shumë bosh fatkeqësisht dhe do të doja që dikush të mbushte këtë boshllëk, shpresojmë të mos vonohet shumë (qesh).
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së përditshme “shqiptarja.com”.
Redaksia Online

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin