Basha hedh hapin e parë drejt dialogut me Ramën: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë

Politika shqiptare duket se po shkon drejt në tryeze dialogu për t'i dhënë fund krizës politike me opozitën e cila ka bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe thotë se do t'i pengojë ato.

Pasi grupimi më i madh politik gjerman CDU/CSU apeluan ndaj politikës shqiptare për t'u ulur për dialog pa kushte poër zgjidhjen e krizës, lideri demokrat Lulzim Basha për herë të parë tha se është i gatshëm ta mirëpresë këtë angazhim. Duke lënë në një reagim jo të drejtpërdrejtë dhe disa evaziv, kryedemokrati Basha thotë se tregohet i gatshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbi angazhimin e Gjemanisë mike, siç ai thekson për të arritur zgjidhjen e krizës politike që siç edhe ai pranon, do t'i hapte rrugën  europiane vendit.

"Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë", deklaron Basha.

Në reagimin e tij Basha është kujdesuar të mos përdorë fjalët dialog dhe negociata por për herë të parë në gatishmërinë  tij për zgjidhjen e krizës, nuk përmend largimin e Ramës. 

Edhe Rama e mirëpriti më herët thirrjen e CDU duke shprehur dakordësi të plotë për një dialog politik pa kushte. 

"U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!", tha Rama.

Dialog pa kushte për zgjidhjen e krizës që rrezikon të mbyllë dyert e Evropës, ishte apeli i gjermanëve, të cilët theksonin njëherës se janë të gatshëm të kontribuojnë në uljen e palëve në dialog pa kushte. Aktet e dhunshme të opozitës janë të papranueshme - thotë grupimi i CDU/CSU, teksa theksojnë se dialogu pa kushte nënkupton që nuk përjashtohet asnjë temë, siç është edhe shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit.

"Qëllimi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuivok në procedurat demokratike dhe respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje. Bashkësisë ndërkombëtare nuk i interesojnë konfliktet politike ndërpartiake, por stabiliteti demokratik.", thuhet në reagimin për Deutsche Welle.

Ky duket hapi i parë i dialogut mes dy forcave kryesore politike në vend. Tashmë pritet ndikimi i ndërmjetësimit të Gjermanisë mes palëve politike, për të parë nëse do ketë ndryshim kushtetues me dekret të presidentit,  për datën e zgjedhjeve për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes së opozitës në këtë proces zgjedhor.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 24/05/2019 09:58

    SIÇ PO DUKET LULI DO KERKOI SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE DHE RAMA SI TOLERANT QE ESHTE FO BJERE DAKORT.KJO NUK DO ISHTE E DREJTE. -POR SALIU TE FEVZIU THA SE LULI NUK DUHET TE DIALOGOJ ME RAMEN...NE ASNJE MENYYRREE..! DHE DO BEHET SIÇ THOT AI,BDRYSHE LULI DUHET TE SHKOI NE HOLLANDE..! -SB ESHTE FATKEQSIA KOMBETARE PER VENDIN E KOSOVEN.TEK NE DIHET SE SA KRIME KA BERE.ATO NE KOSOVE I DEKLAROI EDHE PRESIDENTI THAÇI..SB ESHTE VRGEL E S.MILLOSHEVIÇIT..!

    Përgjigju
  • WTF: 24/05/2019 09:52

    More gazetare, po si e hodhi Basha hapin e pare, kur Rama ka muaj qe i lutet dhe ai thote jo?

    Përgjigju
  • Emri: 24/05/2019 08:24

    Ne s’duam as buke, as uje, vetem keta te dy te shkojne mire.

    Përgjigju
  • Fr: 24/05/2019 02:37

    E pa pranushme te shtyhet data e sgjedhjeve shqiperia nuk eshte cifliku i ps dhe pd dhe mund te bejne cte doj pse ju tek lulit te rri ne shpi dhe te paguhet

    Përgjigju
  • Naimi: 24/05/2019 02:31

    Ne fillim u bene shqiponja pastaj skiftera pastaj gjela dhe dalengadale po behen pula.

    Përgjigju
  • Papi: 24/05/2019 01:01

    Qeveria sapo bllokoi vetingun gjer ne shtator edhe zgjedhjet do shtyhen Po ta perkthesh ne shqip ps+pd=ppsh Te tjerat jane dokrra

    Përgjigju
    • Tarasi: 24/05/2019 13:14

      Je fiks fare.... Politikanet shqiptar=bushtra pa sedër përsëri po tallen në kurriz të këtij populli ashtu siç kanë bërë për 30 vjet rresht

  • Qofte: 23/05/2019 23:15

    Po ky esht kukulla e sali berishes. ky nuk vlen as dy lek. Problemi ktu esht se sali berisha nuk e ka iden cfar po ben dhe luli thjesht po ekzekuton urdhrat e nje te semuri mentalisht dhe anti shqiptar.

    Përgjigju
  • Hamburg: 23/05/2019 21:42

    Leje mos e luj gjermonin se po puno me na nxjerr vizen.

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2019 19:36

    Zoti kryeminister asnje dialog me fundrinat keta duhej te ishin ne burg juve vazhdoni para me reformat se ke gjithe popullin me vete .Organet ligjzbatuese te bejne detyren

    Përgjigju
    • Justice: 24/05/2019 00:07

      Posi jo te gjith popullin me vete e ka,po hame me luge floriri

  • Para Laci: 23/05/2019 19:27

    Si ta merr mendja sikur po' te ngrin buzqeshja ne buze,mos jeni merzitur gje per hallin popullit, po' mos u merzit se me mire do behet, po' ate ligenat qe ke nga pas ku do vene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti