Ziu: Nëse dikur në shërbime na qëllonin me gurë, rrezikonim veten! Tani, nëse merrni COVID ia çoni familjes

TIRANË - Me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, por asnjëherë më parë në një situatë të tillë. Zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi, bën dy apele të rëndësishme, ndaj kolegëve dhe vartësve të tij në uniformat blu dhe ndaj qytetarëve.

"Unë kam një eksperiencë të gjatë në radhët e policisë, por këtë situatë nuk e kam kaluar ndonjëherë, në këtë gjendje nuk kam kaluar ndonjëherë. Ajo që është e rëndësishme, edhe kolegëve të mi dhe vartëse të mi i bëj me dije të ruhen, zbatojnë rregullat e mbrojtjes. Pasi në shërbime të rëndësishme, të rrezikshme jemi dëmtuar me gurë, me dru, me fishekzjarrë, fizikisht etj, por risku ka qenë personal. Kurse këtu është e rëndësishme sepse nëse unë marr virusin ia çoj familjes, shokut tim, mikut tim ia çoj njeriut tim, ua çoj juve, dhe kjo  është e rëndësishme.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu i bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat sepse armiku është virusi dhe jo policia.

"I bëj thirrje qytetarëve, të gjithë përdoruesve të mjeteve, ta zbatojnë me korrektësi aktin normativ pasi nuk është policia kundërshtare që kërkon zbatimin e këtij akti, por është kundërshtar virusi. Do të thotë që sa më shumë ta kufizojmë lëvizjen, të mbajmë regjimin brenda në banesë, sa më shumë të zbatojmë aktin normativ që të dalim një orë në kohën e caktuar për shërbimet jetike për t'u furnizuar  me ushqime dhe ilaçe, unë them se do t'ia dalim mbarë. Veçse regjimin, duke e zbatuar një më një", tha Ziu për Report Tv.

Mirënjohje uniformave blu! - ishte vlerësimi nga gazetarja në studio Aida Tancica.

Vetëm pak çaste përpara intervistës, policia gjobiti një drejtues motori që edhe pse kishte dalë nga shtëpia brenda orarit të lejuar dhe kishte marrë autorizim, ai kishte në motor edhe një pasagjer.

Dhimitraq Ziu tha se policia e ka nisur shembullin nga vetja, duke marrë rastin e efektivëve të forcave Shigjeta të cilët në normalitet janë me dy persona.

"Që nga hyrja e aktit në fuqi më parë e kemi filluar nga vetmja, i kemi lënë tek e tek, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë qytetarët, rasti konkret i ndëshkimit, shkelja e ti ka qenë dy veta në një motor edhe pse kishin leje", tha zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike.

Nëse qytetarëve shqiptarë i ka bërë përshtypje situata me sirenat e policisë dhe të ushtrisë në orën 12:50,  zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu tha se kjo ndodh gjithmonë para mbylljes së orarit të kufizimit të lëvizjes, orës 13:00, me qëllim për t'i dhënë sinjalin qytetarëve të ndërpresin aktivitetin dhe të futen në banesë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 03/04/2020 16:51

    O DHIMO PO PAISI POLICET ME DORSHKA DHE MASKA PROFESIONALE SE PO I SHOFIM NEPER RRUGE PA MASA MBROJTESE SE PO TU DHIMBSKAN SHUME, DHE MOS DIL ME BO POLITIC ME DJERSEN E POLICIT PO JEPU SHPERBLIME....

    Përgjigju
  • Alb: 03/04/2020 13:30

    Mir ua bejn ketyre se vtm per gjiba punojn po ati zyrat per sherbime te tjera pse si hapin qytetaret kan probleme per shume gjera jo vtm te gjobitwn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet